Aktualitet

Turistët “rrëzojnë” kullat dhe ushqimet e huaja, kërkojnë traditë; Si po nxisin modele të reja biznesi

Turistët po bëhen ambasadorë të papritur të kulturës së vendit. Nga panairet e shumta të zejtarisë te koncertet e muzikës folklorike, përfshirë degustimet e kuzhinës tradicionale dhe te netët shqiptare në hotelet e shumta të bregdetit, turistët kërkojnë gjithmonë e më shumë identitetin e vërtetë shqiptar. Larg kullave, familjet tiranase po tentojnë të zbatojnë projektin “Portat e Hapura”, me promovimin e vilave tradicionale. Nga kuzhina e huaj, lokalet po kalojnë te ushqimi tradicional. Si ringjallja e traditës po krijon modele të reja biznesi.Kur e gjithë Tirana po mbushet me kulla dhe shtëpitë e vjetra po shemben, duke ua lënë vendin qiellgërvishtësve, Xhimi Begeja, mjeshtri i madh i sportit të alpinizmit, pjesëtar i një prej familjeve më të vjetra të Tiranës, kujton fjalët që i pati thënë gjyshi kur ishte i vogël.

“Floriri është poshtë këmbëve, po s’ia dimë kimetin”, pohon ai, teksa na tregon banesat e vjetra të  familjes së tij. “Atëherë nuk e dija për çfarë e kishte fjalën, tani e kuptoj mirë”.

Z. Begeja thotë se tani e di që floriri ishte trashëgimia, historia e lënë nga paraardhësit. Me këtë mirëkuptim të ri, ai dhe familja e tij janë përpjekur të ruajnë sa më mirë vilat e vjetra që kanë trashëguar, duke i rindërtuar dhe duke u dhënë atyre jetë si më parë, sidomos tani që vendi po përjeton një lulëzim turistik dhe interesimi i të huajve për trashëgiminë e vendit po rritet dita-ditës.

Dëshira e Xhimit dhe e familjes së tij për të ruajtur çfarë ka mbetur nga historiku arkitekturor i Tiranës është shtrirë përtej asaj çfarë ata zotërojnë. Së bashku me disa nga fqinjët e tij, teksa pinin kafenë e mëngjesit, vendosën që “floriri” i tyre të ruhej dhe t’u shfaqej të tjerëve si atraksion.

Ata menduan për një qytezë të vjetër që Tirana si kryeqytet europian nuk e ka.

Exit mobile version