Aktualitet

Tullumbacet me drogë, gazetarja e Euronews blen në mes të Tiranës bombolën me azot

Kohët e fundit në Shqipëri është kthyer në trend një lloj droge e cilësuar si tullumbacja me oksid azoti.

Konsumimi i kësaj droge është tepër i lartë në diskotekat e Tiranës, por dhe në lokale të ndryshme nga adoleshëntët dhe të rinjtë. Në emisionin “Review” në Euronews Albania u demonstrua live mënyra e sigurimit të një droge të tillë. Gazetarja Lusi Përgjegji, kontaktoi si e infiltruar me një nga faqet që merren me tregtimin e bombolave me azot në rrjete sociale.

Pasi la një vendtakimin me personin që e tregtonte, ajo mundi ta siguronte drogën kundrejt një shumë prej 5 mijë lekësh të reja.

Bombula me azot shoqërohej me një mekanizëm shtesë dhe disa tullumbace, të cilat mbushen me substancën në fjalë dhe thithen nga adoleshentët.

“Mjafton të gjesh një kontakt në Instagram ose Tik Tok, ku ishin masvive, pasi lë një takim mund të shkosh lehtësisht dhe të marrësh bombulën me azot”, tha Përgjegji.

Exit mobile version