Aktualitet

“Unaza e Madhe”, Banoret e Laprakёs nё proteste: Bashkia na ka dhёnё 3 ditё  afat.

Banoret e unazes se amdhe ne Laprake kane nisur serish protestat. Nuk kane rene dakord ende me asnje nga alternativat qe kane marre nga shteti. Madje, jo vetem kaq por, nje pjese e mire e banoreve jane kunder projektit dhe nuk jane dakordesuar me asnje prej alternativave te dhena deri tani. “Jam shum ne stres sepse une ate shtepi qe e kam eshte investimi I jetes time. Nuk kam me asnje mundesi tjeter per femijet e mi. Tre femijet I kam ne moshe per martese dhe bashkia nuk mi ka vleresuar si duhet m2 qe disponoj”, tregon per germo.al Besim Hajdini njeri prej banoreve pjesmarres ne proteste. Ai tregon se Bashkia e Tiranës u ka dhënë ultimatum disa prej banorëve të lirojnë shtëpitë brenda 3 ditëve, ndërsa marrëveshja e strehimit që u ka ofruar, për ta cilësohet qesharake dhe e pamjaftueshme. Banorët kërkojnë dëmshpërblim në vlerë tregu, në të kundërtën paralajmërojnë se do të mbrojnë me çdo kusht pronën e tyre.

Banorët e Laprakës protestuan këtë të shtunë kundër shembjes së banesave të tyre, në kuadër të Projektit të Unazës  së Madhe.  Disa prej tyre, bashkia u ka dhënë urdhër të lirojnë shtëpitë brenda 3 ditëve. Ndërkohë marrëveshja që Bashkia e Tiranës u ka ofruar për strehimin, cilësohet si qesharake nga banorët, pasi bonusi i qirasë është i papërfillshëm në krahasim me çmimet e  tregut. Banorët shprehen se nuk do të lejojnë shembjen e shtëpive, dhe daljen në rrugë të madhe, duke kujtuar si precedent, ‘5 Majin’, Kombinatin dhe ‘Pallatin 4’ në kryeqytet. Ata thanë se do të mbrojnë me çdo kusht banesat e do të përballen me bashkine.

Nderkaq ne ndihme te zerit te banoreve ka dale dhe Avokati i banorëve, Arben Llangozi u shpreh se ndërhyrja e bashkisë është antiligjore, ndërsa theksoi se do ta ndjekin çështjen në rrugët e drejtësisë. Banorët e Laprakës kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut, jo tallje e lëmoshë nga qeveria

Exit mobile version