Kulturë

Shtiqëni , vendlindja ime e shenjtë dhe e shtrenjtë.

Shtiqeni, vendlindja ime e shenjte dhe e shtrenjte, fshat shume afer qytetit te Kukesit. Është dhe do te mbetet gjëja më e shtrenjtë per gjithesecilin prej nesh! Vendi ku u lindëm e u rritëm, ku morëm mësimet e para te fëmijërisë, ku jetuam gëzimet dhe hidhërimet tona. Aty u lindëm u formuam, hodhëm hapat e parë dhe nisëm rrugën e jetës për te ardhur sot këtu ku jemi. Vatanet tona, të gjyshrëve e strëgjyshëve tanë,  është kjo tokë, këta gurë e drurë që në çdo moment na kujtojnë origjinën tonë.

Lavdia e të parëve është dritë për pasardhësit që ne do lëmë pas! Kjo është thirrja e kohës së sotme për të njohur e respektuar nga të gjithë Ne duke edukuar dhe brezin e ri që po rritet larg këtyre trojeve. Është vendlindja dhe kushtrimi i zërit të të  parëve për të fuqizuar dashurinë e vataneve të paraardhesve tanë. Ai që nuk bën gjithçka për të, nuk bën asgjë për veten. Ai që nuk i jap gjithçka kujtimeve në vendlindje, ai i ka mohuar të gjithë historikun e saj. Vendlindja s’mund të harrohet në asnjë moment. Në Vendlindje cdonjeri nga ne ka të kaluarën e tij, por edhe të ardhmen. Vendlindjen e duam jo se është e madhe apo e vogël, por e duam sepse është e jona. Dhe këtë vlerë të shtuar dua që tua ushqej dhe fëmijeve të mi. Vetëm në vend të huaj e njeh bukurinë dhe ëmbëlsine e dialektit të zonës tënde vetëm atje e ndjen ç’është vendlindja që e ke braktisur.Vendlindja është vetëm një, dhe krahasohet me pozicionin e nenes.  Thuhet që kush ka vdekur për vendlindje, nuk ka vdekur por ka rilindur.  Kush nuk e do vendlindjen nuk e do as njerëzimin. Këto janë disa vlera që na janë përcjellur nga të parët dhe ne ua mësojme fëmijëve tanë. Një dimër në vendlindje është më i ëmbël se sa qindra pranvera në vend të huaj. E ata që dëshirojnë ta njohin e ta duan vendlindjen e tyre le të shkojnë në dhe të huaj që ta ndjejnë mallin për të. Këto janë fjalët e para që të burojnë nga shpirti teksa futesh në hyrjë të fshatit. Shtiqëni është fshati model i qytetit të Kukësit. E them model jo se jam i atij vendi por që e meriton të jetë model ndër breza.

Dhe jo vetem kaq por, Shtiqëni është një nga fshatrat e qarkut të Kukësit, i cilit është përzgjedhur nga programi i qeverisë shqiptare “100 fshatrat turistikë”, por që deri më sot nuk ka njohur investime në kuadër të këtij programi. Duke qenë se është një ndër fshatërat më të mëdhenj në Bashkinë Kukës i cili është përzgjedhur nga programi “100 fshatrat turistike”.  Deri tani nuk shikohet ndonjë investim në kuadër të këtij projekti kaq të madh dhe vendimtare. Shtiqëni, i cili është pjesë e njësisë administrative me po të njëjtin emër, shtrihet 3.2 kilometra në jug të qytetit të Kukësit, rrëzë majës së malit Gjallica. Ai gjithashtu ka përballë aeroportin e Kukësit që është vetëm 1.8 kilometra larg, dhe mundësia që turistët ta aksesojnë këtë fshat është shumë e lehtë, por ajo që e bën të pamundur është mungesa e investimeve në atraksionet turistike të këtij fshati, të cilit i mungon edhe promovimi e guida për turistët e huaj dhe vendas. Ajo që vëren më së shumti në këtë fshat është mikpritja e banorëve. Janë pak dhe saktë siç thuhet një fjalë e urtë popullore. Makinat e huaja kuptohen në hyrje të fshatit dhe të moshuarit që qëndrojnë në vendqëndrimin e qendrës së fshatit janë ato që të mirëpresin. Shumë pak të rinjë shikon në fshat.

Shenjtëria e Shtiqënit.

Shtiqëni para se të bëhej njësi administrative, ka qenë komunë me rreth 2000 banorë, ku edhe mundësia për investime ka qenë më e mundur, si rruga që të çon për në fshat, e cila e ruan asfaltin edhe pse i dëmtuar në disa vende. Edhe rruga dytësore që lidh fshatin me qytetin e Kukësit e ruan akoma asfaltin edhe pse ka vite që është restauruar. Fshati Shtiqën dëshmohet si vendbanim që në shekullin XVI. Ai është një fshat me terren fushor dhe ka një sipërfaqe 50 km². Shtiqëni ka resurse të bollshme natyrore kryesisht në malin e Gjallicës, i cili ka një lartësi prej 2489 m mbi nivelin e detit. Në anën Jugperëndimore ndodhet baseni ujor me vetëburim me emërtim popullor “KENETA”, i cili vitet e fundit është shpallur Park Natyror.

Mali i Gjallicës është një atraksion turistik pasi ka shumë vende piktoreske, ka shumë lloje pemësh si pisha shumëshekullore, ah, frashër, etj. Ka mbi 3500 llojesh bimësh ndër këto edhe bimë medicinale. Në malin e Gjallicës ka edhe vende për pushime gjatë stinës së verës për banorët vendas dhe turistët. Gjithashtu është edhe një vend i shenjtë, i cili vizitohet çdo vit nga banorët. Në majë të Gjallicës, në anën jugore në vendin e quajtur Plinas ndodhet “Kroi i Kishës”, dhe sipas gojëdhënave aty ka pasur një kishë dhe kjo vërtetohet nga rrënojat që kanë mbetur, kroi tanzot për të cilin nga gojëdhënat thuhet se aty janë ulur dhe kanë pushuar zotat, si dhe kroi i kuq ku dhe janë stanet e fshatit. Në malin e Gjallicës ka disa shpella interesante ndër këto edhe “Shpella e Borës”, karakteristikë e së cilës është se ka borë gjatë 365 diteve te vitit.

Pasi futesh nëpër lagjet e fshatit Shtiqën, vëren gjendjen e infrastrukturës e cila kërkon sërish ndërhyrje edhe pse duket se është ndërhyre nga bashkia në njërën nga rrugët e fshatit, cilësia e punimeve lën shumë për të dëshiruar. Rrugët dytesore jane ende me gropa dhe pjesa me e madhe e shtëpive  te prishura janë pamjet që të shoqërojnë pothuajse në të gjitha mahallat e fshatit.

Kroi që bën histori.

Qendra e fshatit ka si simbol, kroin e madh me ujin qe te mbush shpirtin ne çdo stinë të vitit. Edhe kanalet kulluese në rrugën kryesore të fshatit janë të dëmtuara dhe në një pjesë të tyre të bllokuara nga mbeturinat.

“Shtiqëni sa vjen e zbrazet, gjysma e fshatit ka ikur. Nëse ikën shtëpi më shtëpi vetëm pleq e plaka do takosh, të rinjtë sa bëjnë moshën, ikin në emigracion dhe nuk vijnë më. Këtu kanë ngelur ata që e kanë të pamundur financiarisht të largohen dhe merren me bujqësi”. Ne Shtiqën nuk ka asnjë investim që të të bëjë me dije që fshati po mundësohet nga projekti me i madh turistik. Edhe pse i ka të gjitha mundësitë nuk është vënë dora e kërkuar. Janë banorët e fshatit që tregojnë se në shumë raste janë bërë guida për turistët e ardhur nga vende të ndryshme jo vetëm të shqipërise por nga e gjithë bota. “Djali im ka punuar tre vite si guide e më pas ka ikur në “Angli”, tregon njëri nga banorët e zonës.

Gjithashtu, Festa e Gjallicës, e cila është një festë pagane, e cila festohet “në të enjten e parë të muajit Gusht të çdo viti, në kuadër të festës së Gjallicës, e cila mbledh dhe shumë visitor na qytete të ndryeshme të Shqipërisë.

Për të gjitha këto fshati Shtiqën është një atraksion turistik të cilin çdo kush ka dëshirë ta vizitojë.

Exit mobile version