Aktualitet

Viti 2022, mbyllet me 7,5 milion vizitore.

Sipas statistikave te marra nga buletini statistikor ne INSTAT numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7.543.817, duke u rritur me 32,6 %, në krahasim me pot e njejten periudhe te vitin 2021.Bazuar po te INSTAT numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.882.007 duke u rritur 40,4 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Nderkaq hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Dhjetor 2022, janë 965,495 shtetas. Ky tregues rezulton me një rritje 44,7 %, krahasuar me Dhjetor e vitit 2021. Në Dhjetor te vitit 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 391.565. Ky numër është rritur me 46,4 %, krahasuar me Dhjetor e vitit 2021

Në Dhjetor te vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 74,2 % dhe Mali i Zi me 70,0 %, krahasuar me Dhjetor e vitit 2021. Gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, eshte Spanja  e cila ka pasur rritjen më të madhe me 3,6 herë dhe Anglia me 85,9 %, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

 Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Dhjetor 2022, janë 1.070.394 shtetas, duke shënuar një rritje me 71,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Dhjetor 2022 janë 634.998. Krahasuar me Dhjetor 2021, ky numër është rritur me 85,2 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor 2022, janë 435.396. Krahasuar me Dhjetor 2021, ky numër është rritur me 55,5 %.

Lllojet e hyrje-daljeve

Gjatë vitit 2022, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit paraqiten: Numri i shtetasve që kanë hyrë: ¾ Nga pikat ajrore është rritur me 71,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; ¾ Nga pikat detare është rritur me 42,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; ¾ Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 27,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve që kanë dalë: ¾ Nga pikat ajrore është rritur me 75,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; ¾ Nga pikat detare është rritur me 55,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Exit mobile version