Shendetesi

“Vera Rozë”, nis fushata në kuadër të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit. Histori të vërteta të mposhtjes së kësaj sëmundje dhe statistikat e raporit të EFPIA , e cila tregon se Shqipëria renditet në vendet e fundit të Europës në aksesin e pacientit për barna onkologjike.

Të sprovohesh me sëmundjen e kancerit të gjirit është e vështire, por kur kjo sfidë të gjënë krejt të vetme e pa përkrahje nuk është e lehet të përballosh atë. Por kjo gjë fatmirësisht nuk ka ndodhur për  Albanen  43 vjecaren nga Tirana që është një shembull i sakrificës për të mposhtur sëmundjen, për të jetuar vetëm për vajzat e saj e cila është pasuria e vetme në këtë botë, është e vetmja gjë e cila e lidhë atë për jetën. Ishte 43 vjeçe kur mësoi se diçka nuk shkonte mirë me shëndetin e saj. Nga një vizitë rutinë dhe disa të tjera më pas Albanen u diagnostifikua me kancer gjiri. “Gjithë jetën kisha dëgjuar, lexuar e takuar raste që tumori I gjirit kap moshat rreth  40 e lartë, por pastaj nëse më pyet sot pas leximeve të shumta që kam bërë , e di që kap dhe moshat e reja. Madje dhe fëmijët e meshkujt preken nga kjo sëmundje. Ka qenë një dhimbje e lehte në gjoksin e majte e shoqëruar me një kontroll rutinë, ku u vu re diçka që ishte një mbledhje e lehtë ujore që mjeku qe me bëri ekon me udhëzoj por. nuk ma tha që ishte tumor. Pas kontrolleve rutine dhe biopsisë së parë u diagnostifikova me tumor të shkallës së dytë ”- u shpreh  ajo. Sot teksa flet me të të duket sikur ajo e ka ëndërr cfarë ka kaluar. Madje rrëfimi I saj është aq I ëmbël sa vështirësinë e saj deri në përballje me vdekjen e ka kthyer në një motiv për jetën. Nuk duhet të jemi vetëm në muajin  tetor muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, por në të gjitha muajt e vitit duhet ti lëmë pak vend kësaj sëmundjeje.  Ka shumë gra të cilat çdo ditë diagnostikohen me këtë sëmundje, e mesazhi 43 vjecares ishte që të gjitha ato gra të kapën fort për jetë, të kenë motiv për të vazhduar përpara. Koridoret e spitalit onkologjik janë të mbushur plot e për plot me raste. Rastet e reja janë ato që spikasin më shumë në problematikat që hasin. Korridoret janë “udhërrëfyesit” e dhimbjes që kalvari I tyre ska të sosur. Problemet e kësaj sëmundjeje skanë të sosur. Por gjithësesi arrin ti mposhtësh. Fillimi është tejet I vështirë për të gjitha rastet në cfarëdo shkalle që ato diagnostifikohen. Problemi kryesorë janë medikamentet me të cilat luftohet kjo sëmundje. Edhe pse në spital ka ndryshuar shumë trajtimi I kësaj sëmundjeje sërish problemet janë të shumta. Me gjithë fokusin e Ministrisw sw Shwndetwsisw dhe autoriteteve të tjera shëndetësore të rritur vitet e fundit Onkologji, Raporti i EFPIA – European Federation of Pharmaceutical Industries and Associations, i publikuar ne Prill të këtij viti (2023) tregon se Shqipwria renditet në vendet e fundit të Europës në aksesin e pacientit për barna onkologjike. Në harkun kohor 2018-2021, sipas këtij raporti, ne Shqipëri është siguruar aksesi vetëm për 3 medikamente nga një listë e gjatë e barnave inovative onkologjike te aprovuara nga EMA  Ndërkohe, kërkojmë të theksojmë se pacientet tanë kanë të drejtë të kenë akses të plotë mbi terapitë sikurse pacientët e tjerë europianë dhe duke mos shkuar shumë larg: po sikurse vendet e tjera në Ballkan! Vlerësojmë çdo iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me Onkologjikun, por shpresojmë që të ketë një vëmendje të shtuar lidhur me kërkesat tona që vijnë si shqetësime të ngritura nga komuniteti ynë i pacientëve!

Exit mobile version