Aktualitet

Video/ Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti, momenti kur njëra prej tyre rrëzohet

Një grup vajzash adoleshente janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve.

Në një moment, siç duket në videon e publikuar në Tik Tok nga faqja “narcos_k”, njëra prej vajzave nuk është ndjerë mirë kur ka konsumuar.

Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj. Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të  vendoset në kontrollin e shteti deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë.

Alarmi u ngrit pak ditë më parë nga mediat, ku mjeku Adrian Fandi tregoi se kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike.

Exit mobile version