Viti 2023 është mbyllur me një numër record të shifrave të divorceve ne qytetin bregdetarë të Vlorës. Konkretisht thuhet se edhe për vitin 2023 në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, numri më të lartë të çështjeve e mbajnë divorcet. Një pjesë e kërkesave për zgjidhjen e martesës janë pasoje e dhunës në familje.
Juristja Drita Agaj thotë se numri i divorceve shënon një trend rritës veçanërisht vitet e fundit, ndërsa problem mbetet trajtimi i këtyre çështjeve në dyert e gjykatave.
“Gjykatat për shkak të mungesës së kuadrit të gjyqtarëve i ka një njësuar në mënyrë të barabartë me çështjet e tjera. dhe nuk kanë menduar që këtë çështje të trajtohen më afate më të përshpejtuara pasi ato sjellin dhe pasoja veçanërisht te fëmijët.”, tha juristja Drita Agaj.
Vitet e fundit janë shtuar edhe rastet e vrasjeve të grave, përdhunimet, dhe rrëmbimet. Por sipas juristes shteti nuk ka bërë sa duhet për frenimin e këtyre rasteve.
“Në qoftë se shteti më implementimin e ligjeve ndërton edhe kushte qoftë edhe strehëza banimi sociale që gratë e ndara për keqtrajtim nga dhuna të kenë ku të strehohen, apo dhe meshkujt e dhunuar po ashtu atëherë këto gjëra zgjidhen.”, shtoi Agaj.
Dhuna në familje, e cila shpesh është shkak kryesoi i divorceve ka ndikuar ndjeshëm edhe në formimin e fëmijëve.