Dëmet që shkakton duhani në shëndet. Kjo ka qenë tema për të cilën ekspertët e fushës kanë dhënë mendimet dhe udhëzimet e tyre rreth këtij problemi qe sa vjen e shtohet sidomos tek të rinjtë.Specialistja për Trajtimin e Duhanpirësve, Edlira Farka, ishte e ftuar këtë të shtunë në Euroneës Albania, ku foli në lidhje me dëmet që duhani shkakton në shëndet. Fark u ndal dhe në fushatën e saj “Antiduhan” që ajo ka nisur vite më parë në Shqipëri.
Përveç dëmeve dëmeve të duhanit tradicional, specialistja foli edhe për dëmin që shkaktohet nga cigaret elektronike të quajtura “vipe” të cilat janë kthyer në një trend së fundmi në Shqipëri.
“Ka studime që tregojnë se cigarette elektronike kanë shumë kimikate të dëmshme, kanë edhe përdorime vajore që i bën shumë dëm mushkërisë, kanë përqindje më të larta nicotine. Diçka tjetër që dua të them është që nuk duhet t’i përdorim të dyja njëkohësisht, pra të mos i përdorim të dy llojet se janë të dëmshme, kështu që ose të vendosin të përdorin duhanin ose cigaret elektronike. Studimet tregojnë që kur i përdorim të dyja është shumë e dëmshme për shëndetin”, tha Farka.