Moti i keq me shi ka mbërthyer thuajse gjithë vendin. Për pasojë temperaturat kanë rënë ndjeshëm, maksimumet kanë zbritur nga 37 në 31 gradë Celsius.
Hakil Osmani, sinoptikan: Zonat të cilat kanë qenë edhe më të prekura janë qarku i Shkodrës, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Saranda. Gjatë mbrëmjes pritet që këto reshje të spostohen në zonat lindore dhe juglindore.
Moti do të përmirësohet gradualisht ditën e diel në thuajse gjithë vendin.
Hakil Osmani: Rreth orës 10 të mesditës pritet që reshjet të spostohen në zonat qendrore dhe veriore duke bërë që zonat jugore të kenë rikthim të kthjellimeve, të cilit pritet të jenë thuajse në gjithë territorin.
Sa i përket javës së ardhshme, parashikohet që të dominojë moti i mirë dhe i qëndrueshëm.
Hakil Osmani: Do kemi intervale të gjata me kthjellime, më prezente në vijën bregdetare…
Temperaturat do të rriten gradualisht gjatë javës, maksimumet pritet të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.