1 në 36 fëmijë me spektër autik, po shtohen rastet nga përdorimi i teknologjisë.
Aktualitet

1 në 36 fëmijë me spektër autik, po shtohen rastet nga përdorimi i teknologjisë.

Në Ditën Botërore të Autizmit ekspertët ngrenë alarmin se qëndrimi i fëmijëve të vegjël me orë të tëra përpara ekraneve qofshin këto televizor apo smartphonë po rrisin problematikat e zhvillimit të tyre.Autizmi virtual, një term jo shumë i njohur në Shqipëri duket se po rrit rastet e fëmijëve të prekur dhe shkak kryesor mbetet përdorimi i pajisjeve teknologjike. “Autizmi virtual është një fenomen i përhapur shumë. Nuk mund të themi që pjesa e ekraneve është shkaktari kryesor, por është një ndër faktorët që vënë në pah problematikat e zhvillimit të fëmijëve. Jemi përballë fëmijëve që nuk do të thotë se janë me patjetër me spektrin e autizmit, por mund të ketë problematika të tjera të zhvillimit të tyre, që mund të jetë pjesa e vonesës në të folur, në të kuptuar, socializimi”, thotë per tv euronewsalbania Aron Stambolliu logoped. Ekspertët rekomandojnë mos ekspozimin e fëmijëve ndaj televizorit apo smartphonëve. “Këshillojmë që deri në 4 vjeç fëmijët nuk duhet të shikojnë fare ekrane. Është e dhimbshme kur shikon në kënd lojërash fëmijët janë më telefon nëpër duar në një kohë që kanë dalë për të luajtur. Ky është një ndër shkaktarët ku dëmtohet pjesa e socializimit të fëmijëve, nuk e kanë interesin për të ndërvepruar me fëmijët e tjerë, me lodrat”, shprehet logopedi.Ajo çfarë shqetëson prindërit e këtyre fëmijëve është vonesa në të folur, tek fëmijët 3 apo 4-vjeçarë.Një tjetër gabim i prindërve është edhe përdorimi i smartphonëve teksa ushqejnë fëmijët. Specialistët referojnë se kjo zgjedhje bën që fëmija të jetë i pavëmendshëm ndaj perceptimit të shijes së ushqimit, por edhe të sasisë që ai po konsumon. Shqipëria nuk ka të dhëna të sakta sa i takon fëmijëve të prekur nga spektri autik, por në rend global prevalence është 1 në 36 fëmijë të prekur.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X