Të dhënat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësise.
“Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri infertiliteti ka ardhur në rritje në popullatën shqiptare. Sipas mjekëve obstetër gjinekologë kjo vihet re si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat duke mos patur një diferencim në përqindje”, raportoi Erikleda Dorezi.
“Në Shqipëri infertiliteti si në të gjithë vendet europiane rrotullohet rreth 15-20 % në totalin e popullatës. Përsa i përket shpështësisë ne themi që 40% janë meshkuj, 40 % janë femra, dhe 20 % janë në çift të dy së bashku”, tha Avenir Bailli, mjek obstetër-gjinekolog.
Mjekët rendisin një serë faktorësh që ndikojnë tek infertiliteti tek femrat, por më kryesorja është mosha e madhe për lindjen e parë.
“Tek femrat ose faktori që ndikon më shumë është mosha e martesës dhe dëshirës për të bërë fëmijën e parë që janë gjithmonë në rritje, veçanërisht tek intelektualet. Stili i jetesës, stresi, mënyra e ushqyerjes, konsumi i alkoolit, duhanit drogave, mbipesha, edhe nënpesha. Janë edhe sëmundjet tek gratë, semundja policistike, mungesa e jodit, diabeti”, tha mjeku.
Edhe tek meshkujt janë një sërë faktorë.
“Tek meshkujt është rënia e vlerave të spermës, stresi konsumimi drogave dhe stili i jetesës, përdorimi i anabolizantëve shoqërohet me dëmtim të spermatogenit dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme kanë gjetur përhapje të gjerë, e përdorimi mangët i kontraceptivëve”, tha mjeku.
Për mjekët rritja e infertilitetit duhet të shihet si një shqetësim serioz në popullatë që duhet të ketë vëmendjen e autoriteteve shëndetësore në një kohë kur vihet re një ulje e lindshmërisë.
Tv Klan
Leave feedback about this