32 njerëz humbën jetën në punë në 2022, kush rrezikon më shumë?
Aktualitet

32 njerëz humbën jetën në punë në 2022, kush rrezikon më shumë?

28 prilli është Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në punë. Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Europian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Çdo vit, më shumë se 2 milionë gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra.

STATISTIKA PËR SHQIPËRINË 2022

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar. Mos garantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta. Sipas Inspektoratit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve. Puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Sipas raportit, teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës vjet, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021. Më pas është sektori i minierave dhe i industrisë përpunuese me nga 5 vdekje gjatë vitit të kaluar, përsëri në rritje krahasuar me vitin 2021. Më pas kemi një humbje jete në sektorin e energjisë, gazit dhe ujit, dhe 11 viktimat e tjera janë në sektorë të tjerë të ekonomisë të paspecifikuar në raportin e inspektoratit.

A KA NDËSHKIME PËR AKSIDENTET NË PUNË?

Nëse në vitin 2021, Inspektorati i Punës, 40% e masave ndëshkuese ishin “Pezullim” për shkelje flagrante të marrëdhënieve të punës dhe sigurisë në punë, në vitin 2022 kjo masë është vendosur vetëm për 8% të subjekteve të ndëshkuara. Janë vetëm 12 kompani të ndëshkuara me pezullim të aktivitetit, edhe pse numri i fataliteteve është 32. Ndërsa janë dhënë 95 paralajmërime e janë vënë 48 gjoba me një vlerë prej 10.570 milionë lekë.

Punonjësit denoncojnë punëdhënësit! Eksperti: Shumica e humbin gjyqin 

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, në Shqipëri kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar.Edison Hoxha drejtor i Qendrës për të Drejtat në Punë tha në emisionin GoodMorning Albanians se mosbesimi për të denoncuar dhe që do t’i zgjidhet një padrejtësi është në nivele shumë të larta. Kjo pasi siç tregoi, punëmarrësit nuk kanë fituar në shumicën e rasteve kur kanë denoncuar punëdhënësit e tyre.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X