51 nxënës fitues të olimpiadave vlerësohen me çmime nga Ministria e Arsimit.
Aktualitet

51 nxënës fitues të olimpiadave vlerësohen me çmime nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit shpërndau sot cmimet për fituesit e olimpiadave për nxënësit e shkollave.Kaltrina Mëhilla, Ortensa Kosta, Tedi Mihali, Jamarbër Rushitaj dhe 51 nxënës të tjerë nga shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme në rang vendi, u vlerësuan si më të mirët në olimpiadat kombëtare ku morën pjesë mbi 23 mijë nxënës.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ministrja e Arsimit dhe Sportit vlerësoi përkushtimin e tyre, por edhe të mësuesve, duke shtuar se edukimi digjital dhe vëmendja ndaj arsimit profesional do të jenë prioritet edhe për vitin 2024.

“Asnjëherë nuk është mjaftueshëm dhe ju që jeni të shkëlqyer, e dini shumë mirë se sa shumë punë duhet për të arritur suksesin dhe në majën ku e sheh veten. Ajo çfarë ju mendoni dhe bëni është që dijet tuaja ti përktheni në më shumë punë të mira dhe vlera për komunitetin ku bëni pjesë e për familjet tuaja. Kjo është vlera e vërtetë e çdo fitoreje, kur e ndan me të tjerët”, tha Manastirliu.

55 nxënës të gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare që kaluan me sukses të tre fazat në konkursin e olimpiadave, u vlerësuan me certifikata për arritjen e rezultateve të larta.

Gara u zhvillua në lëndët e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Matematikës, Kimisë, Historisë, Gjeografisë, Biologjisë, Fizikës dhe Informatikës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X