Moti i acarte i karakterizuar nga temperatura mjaft të ulëta ka perfshire dhe Tiranen . Nisur nga kjo situate shume problematike, Ujësjellësi i Tiranës permes nje njoftimi per shtyp ka njoftuar qytetarët të marrin masa për mbrojtjen e sistemit të brendshëm ujësjellësit.” Një njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës!! Temperaturat sa vijnë e po ulen çdo ditë e më shumë, ndaj marrja e disa masave parandaluese, na mbron përgjatë çdo vështirësie në familjet tona! Ne duam t’ju japim disa këshilla, se si të kaloni sa më lehtë këto ditë të ftohta dimri! UKT sugjeron për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës dhe ruajtjen e matësave të ujit, që:Të tregojmë kujdes dhe kontroll ndaj tubacioneve/instalimeve brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit. (Të brendshëm ose të jashtëm), për shkak të kushteve atmosferike!” theksohet ne njoftimin per shtyp te UKT. Ky institucion ka udhezuar qytetart qe te jene sa me shume vigjilent kundrejt cdo problem. “Në katet përdhese, ku tubacionet janë më të ekspozuara me ambientin jashtë dhe rrjedhjet janë më potenciale, lutemi të mbuloni apo izoloni ato, për një mbrojtje optimale! Ne jemi në gatishmërinë tuaj, çdo ditë, në çdo orë! Ju lutem sinjalizohuni për çdo problematikë në numrin tonë 08004488 dhe në “Pikat UKT” pranë zonave tuaja të banimit”, perfundon Njoftimi per shtyp I UKT.
Aktualitet
Moti i acarte,UKT thirrje qytetareve: Mbroni rrjetin e tubacioneve nga ngricat.
- February 6, 2023
- 0 Comments
- 141 Views
Leave feedback about this