Si u kthye “vdekja” ne biznes nga Agjensite Funerale ne Tirane.
Ekonomi

Si u kthye “vdekja” ne biznes nga Agjensite Funerale ne Tirane.

Pas përvojës së tmerrshme te Covid19, vdekja per shqiptaret tashme konsiderohet si një biznes i mirëfilltë. Per te gjithe ata qe kane pas pervoje, me rastin e vdekjeve e dine mire ca do te thote qe “mortja”, te jete prezent ne familje. Te paret qe sinjalizohen per vdekjen jane “funeralet”. Keto te fundit nuk e di as vete se si rreshtohen tek dyert e pacienteve qe kane nderruar jete. Madje ka nga ato funerale qe te marrin ne dore gjithe procesin, vetem mjafton ti paguash ne kohe. Është shumë e vështirë të konsiderosh koston e një funerali veçanërisht kur ke të bësh me një njeri të dashur/familjar. Fatura arrin shifrën e 50.000 mijë lekëve te reja mesatarisht në rrethin e Tiranes. Në Tiranë operojne rreth 40 agjenci funeralesh që kërkojnë të mbijetojnë. Në një vit në kryeqytet, ndërrojnë jetë rreth 3 500 banorë dhe një agjenci ka afro 90 varrime. Gjysma e tyre kanë mbirë pranë QSUT dhe Spitalit Ushtarak. Aktorët e tregut ata qe kane vite përvojë ne kete fushe tregojnë se kanë hasur vështirësi nga konkurrenca e pandershme dhe e palicencuar, e cila i ka ndikuar në uljen e fitimeve per keto te fundit.  Njekohesisht jo vetem kaq, por ata ankohen edhe për humbjen e humanizmit të bizneseve në këtë sektor, për rritjen e taksave vendore për ata brenda Tiranës dhe në lidhje me disporporcionin që duhet të monitorohet nga shteti të raportit banor/agjenci funerale.  

Konkurrenca për “klientë”neper spitale e lagje.

Në bazë të ligjit nr. 9220/2004, të ndryshuar,  në vendin tonë, operojne dhjetëra agjenci funerale te cilat ofrojnë shërbimet përkatëse kur dikush ndahet nga jeta, dhe per kete sherbim ato jane të cilat duhet të jenë të licencuara nga shteti.  Vetëm në Tiranë, numri i tyre shkon mbi 40.

Sipas ligjit, kushtet për ushtrimin e aktivitetit të tyre janë: kapaciteti teknik dhe burimet njerëzore, si garanci e vazhdimësisë dhe përshtatshmërisë të shërbimit; garancia e sipërmarrjes; respektimi i rregullave të sigurisë dhe të shëndetit të punëmarrësve, respektimi i legjislacionit në lidhje me realizimin e shërbimeve etj. Agjensite funerale te kontaktuara nga germo.al pohojne se konkurenca eshte shue e ashper, dhe kjo gje ka filluar qe me kohen e pandemise e ne vazhdim. Por ka dhe nga, ato  drejtues te agjencive funerale qe këshillojnë familjarët që të jenë të kujdesshëm dhe përpara se të zgjedhin një agjenci, t’u kërkojnë atyre një preventiv dhe të krahasojnë shërbimet, për të gjetur më të mirin dhe cilësorin, me një çmim të mirë.

Agjensite me pervoj disa vjecare ato qe e kane sjelle kulturen e shtepive funerale ne Tirane ankohen shume dhe I referohen konkurrenteve te rinj, te hapur se fundmi, qe po prishin tregun dhe po shkaterrojne njerezit. Pronari i agjencisë “Paqe” në kryeqytet, me përvojë 13-vjeçare, tregon se konkurrenca e pandershme ka ulur disi aktivitetin e biznesit të tij, duke qenë se ekzistojnë shumë të tilla që qëndrojnë dyerve të spitaleve pa licencë dhe pa të drejtë ushtrimi aktiviteti. Agjenci të tjera me shumë vite përvojë në tregun e kryeqytetit si “Etba” dhe “Funeral Silver” “Alba 2000” pohojnë çështjen e konkurrencës së pandershme, si një “flluskë” që duhet të plasë në një moment apo në një tjetër.

Funeralet rreth Spitaleve

Nga një vëzhgim i kryer nga germo.al, rezulton se në dy qendrat më të mëdha spitalore në Tiranë, zhvillojnë biznesin rreth 20 agjenci funerale, ose e thënë ndryshe ¼ e të gjithë agjencive që shërbejnë aktualisht në kryeqytet. Ky numër i lartë i shpërndarjes së shërbimeve funerale gjendet vetëm në dy qendrat spitalore, pasi në zonat e tjera gjithçka mund të cilësohet normale. Madje për t’i pasur në kontroll pacientët që humbasin jetën, disa nga agjencitë, kanë hapur dyqane paralele pranë spitaleve.

Si procedohen zakonet dhe ritet mortore sot.

Ka një formatim për mënyrën se si bëhet përcjellja për në banesën e fundit e atyre personave që ndërrojnë jetë në këto ditë. Makinat e vetme janë, ajo e agjensisë funerale dhe kater ose pese mjete shoqëruese që janë familjarët më të afërt për të cilët duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vdekjes së personit, dhe ceremonia nuk  zgjat më shumë se 60 minuta nga shtëpia dhe deri në përcjelljen e tij përfundimtare në varresa. Kufomat nuk nxirren me para shtepise apo para pallatit sic behej me pare. Me pas po ate dite realizohet dhe dreka per te ardhurit ne perkujtim te personit qe eshte ndare nga jeta. Pritja behet ne shtepite funerale, dreka ne lokalin me te afert dhe procedura mbyllet me kaq. Sot nuk shkel askush ne shtepi, nuk hapen shtepite as per pritje as per kafe ngushelluyese. Mjafton te japesh njoftimin ne rrjete sociale per vdekjen e ndodhur dhe farefis e te njohur vijne ne ditet e pritjes adresuar njoftimit qe nxjerrin familjaret. Jo vetem kaq por ajo qe vihet re tani eshte se ritet mortore jane zbehur. Nuk ka me “kuje” vaje e britma.Ritet mortore jane “modernizuar”. Me shume ky modernizim eshte hasur ne Tirane por nuk perjashtohen dhe neper rrethe te tjera. “Me vdiq vjerra dhe cdo gje ma mori ne dore, shtepia funerale dhe per tre dit kam qene aty. Tani eshte me mire sepse mjafton te paguash sherbimin dhe cdo gje te realizohet sic e kerkon. Une kam ardhur nga amerika, normal qe me mungojne ritet e mocme por edhe keshtu nuk qahem”, tregon per Germo.al Bukurie Hasa, banore e lagjes Ali Demi, te cilen e takuam prane njeres prej shtepive te pritjes ne Tirane. Ajo shton se vrulli I jetes dhe zhvillimet teknologjike kane bere qe te zbehen dhe te marrin dimension tjeter dhe ritet mortore. “Edhe pse eshte bere 3 dit kohezgjatja e ngushellimit, pasi me pare ka qene 7 dite serish ka humanizem, ka perkushtim”, shton e moshuara. Që nga viti 2000 kur kanë filluar të çelen agjencitë e para private funerale, në Tiranë, ka plasur një luftë e vërtetë, se kush e kush të fitojë sa më shumë.Po t’i vesh re me kujdes shumica e agjencive janë të përqendruara pranë spitalit “Nënë Tereza”. Aty është edhe “ushqimi” i agjencive në pritje të të sëmurëve që ndërrojnë jetë në spital.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X