Gjatë tre dekadave të fundit, Tirana është shndërruar në një qendër të gravitetit demografik, pasi vit pas viti, mijëra njerëz zhvendosen nga qytetet e tjera drejt kryeqytetit.Maturimi i migracionit të brendshëm në dekadën e fundit dhe, nga ana tjetër, një cikël i ri i emigracionit, jashtë po tkurr edhe popullsinë e Tiranës dhe kjo po reflektohet në numrin e lindjeve. Të dhënat zyrtare tregojnë se popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur vit pasi viti, pavarësisht se normat e rritjes janë reduktuar vitet e fundit, por nga ana tjetër, numri i lindjeve është në rënie të shpejtë. Vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, në Tiranë lindën vetëm 8427 bebe me një rënie 10% në raport me vitin 2021. Rënia e lindjeve ishte më e larta e raportuar në dekadat e fundit. Në kushtet e mungesës së censit të planifikuar në vitin 2020, që do të tregonte popullsinë e saktë, metodologjitë e raportimit vjetor të popullsisë nga INSTAT tregojnë se më 1 janar 2022, popullsia e kryeqytetit arriti në 919,511 persona, ose rreth 7 mijë banorë më shumë se më 2021. Siç shikohet edhe në grafikun e bashkëngjitur, popullsia e Tiranës është rritur në mënyrë progresive, por numri i lindjeve ka nisur trendin rënës që në vitin 2014. Përveç viteve 2019 dhe 2020, numri i lindjeve në Tiranë ka ardhur në rënie sistematike gjatë periudhës 2015-2022. Një anketë kombëtare që zhvilluara nga INSTAT dhe IOM në vitin 2019 zbuloi se gjatë periudhës 2011-2019, 10% e familjeve në Qarkun e Tiranës ishin larguar në emigracion. Tirana kishte përqindjen më të lartë të emigrimit të njësive familjare. Në të gjitha qarqet rënia e lindjeve është me ritme dyshifrore me 2022. Shkaqet janë shumëdimensionale, por kryesoret lidhen me rënien e popullsisë në grupet me moshë të re. Për shembull në vitin 2021, grupmosha 0-29 vjeç ka rënë me 35% në krahasim me vitin 2001. Brezi ynë pas dy dekadash do të mund të shohë qytete të tëra të braktisura. Imagjinoni që në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, ku përfshihen edhe Tepelena me Përmetin, kanë lindur 364 bebe më 2022. Pas 6 vitesh, në të gjitha shkollat e qarkut, do të jenë në klasën e parë vetëm 364 nxënës nëse prindërit e tyre nuk vendosin të emigrojnë jashtë vendit, ose në qytete të tjera, siç ka ndodhur këto vitet e fundit./monitor/
Aktualitet
Rënia me 10% e lindjeve në qarkun e Tiranës më 2022 sinjalizon tkurrje të popullsisë në kryeqytet.
- February 16, 2023
- 0 Comments
- 128 Views
Leave feedback about this