Thuajse çdo ditë në policinë e Tiranës bëhen denoncime nga qytetarë të ndryshëm, lidhur me ankesat që ata kanë ndaj azilantëve që vijnë në vendin tone sidomos atyre siriane. Pak kohë më parë, televizonet kombetare transmetuan shqetësimet që kishin banorët në Babrru ndaj kësaj kategorie. Ata banonin shumë pranë vendit ku ndodhet edhe kampi i azilkërkuesve. Banorët thanë se çdo natë u vidheshin banesat dhe sendet e tyre me vlerë. Por, duket se ky shqetësim është i njëjtë edhe për bizneset që ndodhen në zona të ndryshme të kryeqytetit. Një tregtar fruta-perimesh në rrugën e “Barrikadave”,prane bankes Intesa Sanpaolo, shprehet se këta azilkërkues janë kthyer në një shqetësim për t’a, madje edhe i kanë vjedhur biznesin shume here. “Jo shqetësues por të frikshëm te puna dhe të shtëpia sepse rrinë vend e pa vend. Duke pak agresivë por janë shumë. Janë bërë të frikshëm. Më kanë kërcënuar. Kanë marrë gati 500 mijë lekë mall. Shteti i kap, ata dalin prapë. Sado më kanë vjedhur unë prapë i jap, por janë të frikshëm”, thotë tregtari ne qender te Tiranes. Ai shton se ka familje shume te rregullta ne pamje qe vijne e kerkojne ushqim me pretendimin se do ti shlyejne detyrimet me tu bere me pune. Por pavarësisht frikës që u shkaktohet, qytetarë të ndryshëm tregojnë se në jo pak raste i kanë ndihmuar edhe me ushqim. Kjo gje vertetohet edhe nga banoret e pallatit “Turdiu”, ne qender sepse ata kane shume histori me sirian. Madje njeri nga sirianet qendron thuajse cdo dite para qendres Turdiu. “Na ka ardhur keq, i kemi dhënë disa herë, bukë gjëra kështu. Dalin lypin nëpër qendra. Ministria e Brendshme duhet t’i mbledhë”, shprehet një qytetar I pallatit te Turdiu Center. Në orë të ndryshme të ditës, azilkërkuesit nga vende të ndryshme, si Afrika, Irani e Siria, i gjen nëpër rrugët e Tiranës duke kërkuar lëmoshë. Sirianet jane te stacionuar me shume ne qender te Tiranes pikerisht ne zonen e Kafe Europes deri ne Mulllirin e vjeter. Te gjithe banoret e kesaj zone ankohen shume nga sirianet tashme te kthyer ne endacak rrugesh. “Ka pas dite qe brenda qendres Turdiu ne pjesen e parkimit jetonin sirian”, tregojne banoret e qendres Turdiu.Me nderhyrjen e policies jane hequr nga garazhi I kesaj qendre duke I kthyer ne Babrru. Pasi kapen në kufi, ata dërgohen në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në periferi në Tiranës, në Babrru, në pritje të aprovimit të kërkesës për azil, apo për t’u larguar nga territori shqiptar.
Aktualitet
Tirana e mbushur me fëmije që lypin në rrugë dhe sirian të pastreh.
- February 19, 2023
- 0 Comments
- 168 Views
Leave feedback about this