Tirana, sdo kete me probleme me transportin urban. Linja te shpejta dhe te panderprera do te jene gati shume shpejt ne metropol. Konkretisht linjat e shpejta të transportit publik në Tiranë pritet të jenë gati në verë. Linjat e reja do te jene me korsi te dedikuara, per te siguruar shpejtesine e levizjes. Sipas kreu të Shoqatës së Transportit Publik Dashnor Memaj linjat e reja do jenë me korsi të dedikuara, duke ofruar lehtësi dhe dyfishuar shpejtësinë e lëvizjes për qytetarët. Memaj deklaron se me linjat e reja pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat, duke lëvizur në korsitë e dedikuara.“Linjat me korsi të dedikuara do të lehtësojë lëvizjen dhe do të dyfishojë shpejtësinë e lëvizjes për qytetarët. Pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për shkelësit”, u thekson Memaj kryetare I shoqates se transportit public per tvNews24 . Ai foli edhe për problematikat që po përballet ky sektor, nga mungesa e fuqisë punëtore dhe e skemave subvencionuese.
Aktualitet
Nga vera, gati linjat e shpejta të transportit publik në Tiranë.
- February 26, 2023
- 0 Comments
- 161 Views
Leave feedback about this