Çmimet e apartamenteve “kapin qiellin”, Shqiptarët  “s’edukohen”e blejnë dhe e sigurojnë vetëm nga kredia.
Aktualitet

Çmimet e apartamenteve “kapin qiellin”, Shqiptarët  “s’edukohen”e blejnë dhe e sigurojnë vetëm nga kredia.

Mundesia për të blerë një apartament në Tiranë sa vjen e zvogëlohet. Por çmimet e apartamenteve në kryeqytet nuk e njohin krizën.  Që pas periudhës së pandemisë çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 20-30% . Këtë fakt e bëjnë publike  agjentët imobilarë dhe thonë se ndikim kryesor ka pasur çmimi i materialeve të ndërtimit.  Sipas ekspertëve te fushes, çmimet kanë pësuar rritje me 20-30% dhe duke parë tregun nuk parashikohet që ky trend të ndryshojë nxitur edhe nga kostoja e rritur e materialeve të ndërtimit por jo vetëm. Sipas ketij te fundit Tirana mban rekordin për kërkesa të shtuara të apartamenteve duke mos përjashtuar dhe qytetet bregdetare. “Nuk shikoj të ketë një ulje për shkak të kërkesës së lartë. Sot në Tiranë kemi një mungesë në tregun imobilar të apartamenteve. Po të heqim pjesën e bregdetit, nga Durrësi në Sarandë, ka një rritje të konsiderueshme dhe atje të çmimeve. Ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë ka një stanjacion, çmime konstante.”thekson agjenti imobilare.Nuk le pa cekur se  kërkesë te shtuar për apartamente së fundmi ka dhe Korça. “Edhe Korça po kthehet në një pikë të rëndësishme, kemi fluks kërkesash nga të huajt kryesisht.” Lëvizja demografike e popullatës drejt kryeqytetit apo largimi i qytetarëve drejt vendeve të BE-së ka bërë që zonat e thella nuk kanë pothuajse fare kërkesa.

Për ata që blejnë apartamente me kredi?

Kreditë për shtëpi janë produkti I konsumit te perditshem që edhe bankat reklamojnë dhe ofrojnë më së shumti ne cdo periudhe te vitit. Por, nga kenaqesia qe plotesojme nje enderr te madhe ate te blerjes se nje banese harrojme se ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne sikurse është “Sigurimi i Shtëpisë”.

Çfarë është sigurimi I apartamenteve dhe të kuptuarit saktë se çfarë mbulon dhe dëmshpërblen në rast dëmi nga shkaqe të ndryshme që citohen respektivisht në policën e sigurimit.

Shumë e rëndësishme është të kuptohet diferenca e “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vleren reale të tij”. 

Pse duhet ta kuptojme me detaje kete pjesë?

“Sigurimit të apartamentit me perfitues Banken në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij”. Me pak fjalë shpjegohet se , Banka ka siguruar kredinë (pjesen e saj), çka do të thotë, në rast se shtëpia, kolateral garancie për pagimin e kredisë, dëmtohet atëherë kompania e sigurimit ka vetëm detyrim ti paguaj bankës kredinë tuaj.

Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por ndërkohë jeni pa shtëpi!

Termeti i 2019 ndergjegjesoi pak sa shqiptaret sidomos te siguruarit banore ne zonen e Durresit dhe te Tiranes. Ky fakt pohohet dhe nga statistikat e demshperblimeve te publikuara nga AMF. 

Çfarë duhet të bëjmë që të kemi mbeshtetje financiare edhe per riparimin e shtepise se demtuar?

Blini policën e sigurimi me mbulim vlerën e plotë të apartamentit!

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 80 mijë euro; 40 mijë euro kursime tuajat dhe 40 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja. Kjo e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

Si përfundim, nëse doni të siguroni totalisht pronën tuaj, apartament  dhe të mos shqetësoheni në rast fatkeqësish me origjinë natyrore ose njerëzore per kostot financiare qe mund te prekin financat tuaja, sa herë që të merrni një kredi për shtëpi në bankë sigurohuni që përveç policës së sigurimit që Banka merr per sigurimin e kthimit të kredisë qe ju ka dhënë, merrni  edhe policën shtesë të sigurimit me vlerën e plotë të shtëpisë.

Ndaj vendosni në peshore shpenzimin për sigurim kundrejt vlerës së shtëpisë që siguroni në rast të ndodhjes së këtyre fenomeneve dhe vendosni nëse investimin e jetës Tuaj do t’ia lini rastësisë apo do merrni masa për të patur nën kontroll kostot tuaja, njësoj si Bankat që përkujdesen duke mbajtur garanci mbi garanci për kredinë që ju japin!

Siguroni pasuritë me vlerën e tyre reale që të garantoni qetësinë financiare dhe të shmangni surprizat e pakëndshme për familjen dhe jetën tuaj! Albsig është leader në tregun shqiptar të sigurimeve për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim duke ofruar cilësi, shpejtësi dhe standarte të larta. Albsig ka trajtuar dhe paguar dëmet e shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit të vitit 2019 brenda vitit 2020.Sipas AMF, në vitin 2021 Albsig ka paguar 873,114 000 lekë dëmshpërblim, 14.41% të të gjitha dëmeve në tregun e sigurimeve. Kërkesat për dëmshpërblim janë paguar në më pak se gjysmën e periudhës ligjore, me marrëveshje, pa kontestime nga kërkuesit. Albsig vazhdon të jetë shoqëria me numrin më të vogël të dëmeve pezull në tregun e sigurimeve për vitin 2021 duke i ulur me 46% këto dëme krahasuar me vitin 2020. Për të gjithë praktikat e dëmeve të trajtuara në vitin 2021 nuk ka asnjë ankesë në AMF dhe vetëm 4 çështje gjyqësore.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X