Aksidentet e shumta, Policia zbardh vendimet e fundit. Kujdes shpejtesine ne rruge!
Aktualitet

Aksidentet e shumta, Policia zbardh vendimet e fundit. Kujdes shpejtesine ne rruge!

Makinat inteligjente, pajisjet bashkëkohore që Policia disponon, do të vijojnë të jenë në funksion 24/7, me tri turne, në të gjitha rrugët e vendit. Shkak I kesaj gadishmerie eshte bere një bilanc lufte pati vendi në dy ditët e fundit nga jetët e humbura për shkak të aksidenteve. Rasti më tragjik ishte aksidenti në Unazën lindore në Tiranë ku humbën jetën 3 të rinj. Por edhe gjatë të premtes rrugët e vendit u përgjakën nga 3 të vdekur dhe dy të plagosur nga pesë aksidente të ndryshme që ndodhën në Durrës, Kavajë, Korçë, Fier dhe Lezhë.

Mesditën e së premtes një betoniere përplasi një 71 vjeçar në Durrës që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e kësaj përplasje i moshuari ndërroi jetë në vend. Një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen u regjistrua në vendin e quajtur Përroi i Rikajt, pranë varrezave në qytetin e Kavajës, ku një 30-vjeçare humbi kontrollin mbi automjetin tip “Volksvagen Golf” që drejtonte dhe përfundoi në kanal.

Ndërkohë në Korçë, një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec afërsi të fshatit Lumalas ku humbi jetën një këmbësor që u përplas nga makina. Në Shëngjin, një 7-vjeçare afgane mbeti e plagosur pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një grua. Gjithashtu në Fier në lagjen “Sheq i Madh”, një automjet goditi një 60 vjeçar që po ecte me biçikletë duke e lënë të plagosur. Kjo panoramë ka sjellë reagimin e policisë rrugore e cila ka kaluar në shërbim të përforcuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar rritje të prezencë së punonjësve të Policisë dhe të mjeteve logjistike, në akset rrugore. Të gjitha makinat inteligjente dhe pajisjet bashkëkohore që Policia disponon, do të vijojnë të jenë në funksion 24/7, me tri turne, në të gjitha rrugët e vendit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X