“Suplementimi biznes global, duhet kujdes në zgjedhjen e tyre”.
Aktualitet

“Suplementimi biznes global, duhet kujdes në zgjedhjen e tyre”.

Flet Teneda Lulo, nutricioniste

Duhet pranuar se suplementimi është një biznes global, i cili sa vjen dhe zgjerohet e lobohet gjithnjë e më tepër.

Kështu shprehet mjekja nutricioniste Teneda Lulo, e cila shton se, në një treg kaq të gjerë e me shumëllojshmëri, pa diskutim që duhet të jemi të kujdesshëm në seleksionimin e tyre dhe në konsultim me specialistët e fushës…

A janë të rëndësishme vitaminat dhe suplementet për shëndetin tonë?

Në ditët e sotme, përdorimi i suplementeve përtej dietës ushqimore për të ruajtur dhe për të mbajtur vlera optimale të nutrientëve është kthyer në domosdoshmëri. Kjo për arsye se ushqimet sot fatkeqësisht nuk ofrojnë më të njëjtat vlera si 50-100 vite më parë.

Varfërimi i tokës nga këto minerale dhe mikroorganizmat e saj ka ardhur si pasojë e përdorimit të shtuar të pesticideve, herbicideve si dhe mungesës së rrotacionit të të mbjellave.

Përtej kësaj, aftësia e trupit të njeriut për të përthithur maksimalisht vlerat ushqimore nga ushqimi, nuk është më ajo që ka qenë. Sërish kjo vjen si pasojë e mungesës së diversitetit të mikrobiomës, abuzimeve me medikamente, duhanpirja, dietat me produkte të procesuara etj.

Për të siguruar plotësimin e vlerave ushyese, duke u ndjekur gjithnjë me një specialist (si mjeku, dietologu, naturopati) dhe kryerja e analizave përkatëse kur është nevoja, ndihmon për të kuptuar ku janë deficencat individuale dhe si duhen plotësuar me suplementimin e duhur, për të qenë të shëndetshëm.

A janë shqiptarët përdorues të tyre?

Në vendin tonë, vihet re ndërgjegjësim në vitet e fundit mbi përdorimin e tyre, por në masë të gjerë raporti mbetet ende më tepër jo, sesa po. Dua të ndalem në faktin se dhe ata më të vetëdijshëm mbi nevojën e tyre, mbeten te suplementimi bazë siç është një vitaminë C, D, vaji i peshkut apo zinku, ndërkohë që nevojat individuale mund të jenë përtej tyre.

Mendoni se ka raste që abuzohet me përdorimin e tyre dhe cila është forma e duhur që duhen marrë?

Duhet pranuar se suplementimi tashmë është një biznes global, i cili sa vjen dhe zgjerohet e lobohet gjithnjë e më tepër. Në një treg kaq të gjerë e me shumëllojshmëri, pa diskutim që duhet të jemi të kujdesshëm në seleksionimin e tyre.

Fasha e përdorimit është një tjetër detaj që rekomandohet të diskutohet me specialistin e fushës dhe jo të pihen pa karar, sepse pa diskutim kanë edhe efekte anësore nëse përdoren në doza më të larta, apo periudha kohore më e gjatë se rekomandimi i bërë.

Suplementet më të pastra janë ato me bazë natyrale, ekstraktuar nga produkte të zinxhirit ushqimor. Lidhur me përthithjen rekomandohen më tepër format likuide, pluhur ose kapsulë, krahas tabletave të cilat kanë përthithje me vetëm 20% nga trupi ynë.

Standardi i një suplementi shihet dhe bazuar në certifikimet që mban marka, vendi ku është prodhuar, si dhe vendi i origjinës kur janë produkte natyrale.

Do të lutesha të konsultoheni para se të nisni përdorimin e tyre. Ndonëse shiten lirisht pa pasur nevojën e një recete, konsultimi me një specialist të fushës ju ndihmon si të jeni përzgjedhës dhe të kuptoni parimet e përdorimit të tyre, bazuar në nevojat e trupit tuaj.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X