Nuk është gënjeshtër por shumë e vërtetë. Pagat e bluzave të bardha në Shqipëri do të rriten.Konkretisht qe nga 1 Prilli ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për të rritur pagat e mjekëve specialist në masën 50 mijë Lekë, duke e çuar pagën bruto të kësaj kategorie në mbi 220 mijë Lekë në muaj.“Kjo rritje pagash është paralel me një rritje të qëndrueshme të ekonomisë. Kemi bërë një rritje të pagave me 50 mijë Lekë në muaj për mjekët specialistë”, tha kryeministri per TV Klan. Në takimin me mjekët në maternitetin ‘Mbretëresha Gerladinë’, Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë lajmërojnë për rritjen e pagave dhe për infermierët me afro 15 mijë Lekë vitin e ardhshëm, ndërsa kujtojnë se këtë muaj kjo kategori dhe mjekët e përgjithshëm kanë përfituar rritjen e pagës në masën 7 përqind.“Kemi një zotim për të mbajtur që do të rrisim 7 % pagë për mjekët dhe infermierët dhe në këtë rast kjo do të bëhet menjëherë sepse në harkun mes dy Prilleve do ta plotësojmë kuadrin. Ne e kemi rritur prej pikënisjes me 63% pagat për personelin mjekësor dhe sigurisht kjo mbështetje do të vazhdojë gjatë këtij viti dhe vitin tjetër me mbështetje të targetuara në sektor”theksoi kryeministri per tv Klan Të gjitha vendimet për rritjen e pagave për bluzat e bardha, Kryeministri mendon se janë një masë që ndikojnë në frenimin e eksodit të mjekëve dhe infermierëve.“Ambicia jonë është që paga mesatare në Shqipëri të shkojë 900 Euro, nuk janë eurot e Gjermanisë, por edhe shtëpitë në Gjermani i kanë pak më të kripura, edhe transporti në Gjermani do më shumë Euro, edhe kafet duan më shumë Euro, ajo kafja e zezë”.Ndërsa paralelisht me rritjen e pagave në sektorin publik, Kryeministri po vijon dialogun me sipërmarrësit privat për t’i ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka trajtimi dinjitoz i punëmarrësve për të mos vuajtur nga mungesa e punonjësve. Kryeministri bashkëbisedoi me punonjësit e një sipërmarrje private që operon në sektorin e shërbimeve hoteliere në Tiranë ku janë të punësuar 233 punonjëse. Ai përsëriti se qeveria po ndërmerr hapa ligjor për të sanksionuar të gjithë sipërmarrësit që shfrytëzojnë punonjësit duke i keqpaguar apo mos deklaruar pagat reale të tyre.
Leave feedback about this