Panairi i punës, Fakulteti Ekonomik hap portat e mundesive per studentet.
Aktualitet

 Panairi i punës, Fakulteti Ekonomik hap portat e mundesive per studentet.

Tashme Fakulteti Ekonomik e ka bërë traditë të përvitshme. Numerohen thuajse 8 vite rrjetsht që është bërë traditë që ky fakultet hap mundësi për studentët e tij dhe jo vetëm. Konkretisht sipas organizatoreve behet me dije se ne panair kane marre pjese rreth 70 kompani të sektorit bankar, konsulencës dhe telekomunikacionit etij. Studentet e Ekonomikut jane te paret qe jane te pergatitur per kete mundesi prezantimi sa me mire ne fushat qe ata aderojne te jene. Të rinjtë e shohin si një mundësi të mirë zhvilllimin e këtyre panaireve që i ndimon për trajnime të ndryshme, por dhe për gjetjen e një pune.“Na ofron shumë mundësi të mirë sidomos ne studentëve të vitit të parë që nuk është se jemi shumë të orientuar.”, thekson per tv klan studentja e ekonomikut. , Edhe për vetë kompanitë të cilat kanë vende të shumta vakante këto panaire shërbejnë për rekrutimin e të rinjve profesionistë.

 “Edhe nga fusha të tjera të studimit, jo vetëm ato që janë informatikë, programimi është risia më e fundit tani. Kemi 30 vende vakante dhe shpresoj shumë që t’i mbushim këto vende me aplikantë.”, thekson njera prej firmave pjesemarrese ne panair. Jo vetem kaq por shton se: “Ka pasur goxha interes duke qenë se është bërë dhe pjesa e licensimit sepse është gjithçka plus në karrierën e tyre. Pjesa më e rëndësishme tek studentët është se janë dhe fleksibël me oraret sepse kjo është pika kyçe e punës tonë.”

“Në krahasim me vitet e tjera po shohim se interesi i studentëve është rikthyer, po shohim që dhe sot ka shumë persona këtu që janë të interesuar.” Sipas Dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule panairet mundesojnë ndërlidhje mes kompanive të ndryshme dhe studentëve, e përfituese janë të dyja palët.

“Lidhja e domosdoshme e fakultetit, e studentëve dhe e stafit me sipërmarrjen, institucionet publike si një nevojë dhe në interesit të dy palëve. Pasi përfundon panairi na sjellin informacionin se sa punësojnë e për fat të mirë ish-studentë të fakultetit ekonomik janë të punësuar masivisht në kompani dhe në sektorin publik në Shqipëri.”

Bashkangjitur me panairin u zhvilluan diskutime nga akademikë, bankierë dhe profesionistë financiarë për sektorin bankar dhe tregun e punës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X