Covid-19, MSH: Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit, 17 qytetarë rezultojnë  të infektuar.
Shendetesi

Covid-19, MSH: Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit, 17 qytetarë rezultojnë  të infektuar.

 Ministria e Shëndetësisë ka  bërë  me dije, përditësimin e të dhënat për ditën e sotme lidhur me situatën e infektimeve me Covid-19 në te gjithe vendin. Konkretisht në  njoftimin zyrtar të  MSH thuhet se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e virusit, ndërsa ekspertet bëjnë  me dije se janë  realizuar 273 testime gjithsej dhe prej kë tyre të  fundit vetem, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Njoftimi zyrtarë I Ministrisë :

8 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 273 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

9 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Lezhë, Dibër, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë.

Janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,201 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Prill 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 273

Testime totale 2,051,112
Raste pozitive 333,992
Raste të shëruara 330,201
Raste Aktive 187
Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 153
Vlorë 11
Fier 7
Shkodër. 4
Berat. 3
Durrës. 3
Korçë. 2
Dibër. 2
Elbasan. 1
Lezhë 1

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X