Shtetasve rusë, iu pezullohen vizat nga Shqipëria.
Aktualitet

Shtetasve rusë, iu pezullohen vizat nga Shqipëria.

Shtetasve rusë, iu pezullohen vizat nga Shqipëria.  Shteti shqipëtar ka pezulluar hyrjen pa viza në territorin shqiptarë për shtetasit rusë. Ky vendim u mor një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Jo vetem kaq por kjo VKM është pasqyruar edhe nga ambasada e Shqipërisë në Federatën ruse, e cila njofton anulimin e vizave turistike për shtetasit rusë. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator)”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e ambasadës shqiptare në Moskë. Shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X