Të paktë ishin banorë teë kryeqytetit që e bënë festë ditën e sotme. Duket se shqiptarët kanë filluar të ndërgjegjësohen, 1 Maji tani është një ditë protest, jo ditë feste. Këto ishin vetëm disa prej pankartave të sindikatave dhe shoqërisë civile në tubimin paqësor që mbajtën në Tiranë më 1 Maj. Sipas pjesëmarrësve ky tubim paqësor ishte për të zgjuar ndergjegjen e qytetarëve që 1 Maji nuk është festë , por protestë për zbatimin e të drejtave në punë. “Për të ndërgjegjësuar, për të bërë njerëzit të kuptojnë se 1 Maji nuk është një festë, për aq kohë sa ne nuk i kemi akoma të drejtat e punës të garantuara. Ne nuk e kemi akoma pagën të plotë, ne kemi akoma kushte iformal”, theksoi organiozatori I protestes. Ai shtoi se është e rëndësishme që të jemi këtu sot dhe ta ngremë zërin pë r të drejtat e gjithë secilit prej nesh. .”Standardet në pune dhe ikja e krahut të punes vijojnë të mbeten sfida në vend. Sektori ku ne punojmë që është sektori i call-center, që nga koha e pandemisë ne kemi pasur shumë problematika. Sektori ka pasur 25 mijë punonjës, sot është 15 mijë. Ka 10 mijë të rinj dhe të reja që janë larguar, vëmendja duhet të jetë në mënyrë të balancuar, si për punësimin ashtu dhe për standardet e punësimit” denoncojnë pjesmarrë sit në protestë . Sipas sindikatave dhe shoqërisë civile informaliteti në punë dhe pagat mbeten shqetësuese.“Sipas INSTAT janë rreth 35 mijë gra dhe vajza që punojnë, megjithatë ka shumë vend për informalitet dhe nuk e dimë numrin e tyre. Ndaj i kërkojmë qeverisë shqiptare të saktësojë njëherë e përgjithmonë numrin e saktë të grave dhe vajzave që punojnë në sektorin e tekstilet e këpucëve.”“Nëse duam të punojmë denjësisht, ne kemi nevojë për pagë të denjë.”Gjatë tubimit ne kryeqytet u ngrit zëri edhe për aksidentet dhe jetët e humbura në vendin e punës vitet e fundit.
Aktualitet
“1 Maji”, tubim paqësor në kryeqytet. Shoqëria civile: Të ngremë zërin për të drejtat tonë në punë
- May 1, 2023
- 0 Comments
- 112 Views
Leave feedback about this