Sot 6 maji Dita e Shën Gjergjit, festa dhe ritet që duhet të bëni në familjet Tuaja.
Aktualitet

Sot 6 maji Dita e Shën Gjergjit, festa dhe ritet që duhet të bëni në familjet Tuaja.

Sot kemi feste. Eshtë një festë që festohet në Shqipëri si në shumë vende të Ballkanit,  e quajtur Dita e Shën Gjergjit thënë ndryshë festa e luleve. Festa e Shëngjergjit simbolizon ardhjen e Verës! Kjo festë njihet ndryshe edhe si festa e luleve dhe festohet sipas kalendarit gregorian më 6 maj, ditë kur edhe shënohet ardhja e pranverës.Dita e 6 majit simbolizon pritshmëritë për begati dhe mirëqenie me ringjalljen e natyrës pas stinës së dimrit dhe kjo ditë quhet ‘Hidrelez’ pasi besohet se kjo është dita kur profetët Hidir dhe Iliaz takohen mbi tokë. Para kësaj feste është traditë që të pastrohen shtëpitë, të gatuhen gjellë të ndryshme. Detaje lidhur me festën ka dhënë edhe ish-deputeti Namik Dokle në një prej rrëfimeve të tij, i cili kujtoi se gjatë fëmijërisë mblidhej me shokët për të mbledhur lulet e para. Bashkë me fëmijët, nuset dhe gratë mbledhin barishtet, ndërsa djemtë presin degë shelgu dhe që herët në mëngjes zbukurojnë dyert e të dashurave. Ndërsa vajzat dalin te portat e shtëpive dhe pastaj shëtisin në livadhe e këndojnë. Në mbrëmje në një copë letër shkruhen dëshirat dhe pasi paloset letra vendoset në fund të pemës së trëndafilit dhe merret në mëngjes para lindjes së diellit. Nganjëherë dëshirat e shkruara hidhen në ujë të rrjedhshëm apo në det. Është Dita e Shën Gjergjit, pjesë e Trashëgimisë (jo materiale) Kulturore të UNESCO-s.? Kjo festë pagane që kremtohet cdo 6 maj sipas kalendarit gregorian shënjon ardhjen e pranverës në mënyrën më festive të mundshme, e cila zbatohet nga I gjithe vendi sipas traditive të zonës që përfaqësojnë. Festa e Shën Gjergjit bashkon katolikë, ortodoksë dhe muslimanë të cilët besojnë se ajo sjell gëzim dhe begati në familje e në jëtë. Traditat festive janë të larmishme në secilin prej vendeve ku festohet. Data 6 Maj është dhe dita e përkushtuar ndaj shelgjeve të dashurisë. Djemtë që janë të dashuruar ose të fejuar presin degë të mëdha dhe i vendosin në portat e shtëpive të vajzave që dashurojnë. Më pas, organizohet një piknik i madh për të gjithë komunitetin dhe në fshat zgjidhet vendi më piktoresk për të bërë piknik, për të hedhur këngë e valle, për të festuar natyrën, dashuritë e reja dhe jetën në përgjithësi.Gjatë piknikut organizohen rite të shumta si, vrapimi i kuajve, mundja e demave, sporti mundjes e plot gara të tjera sportive. Thuhet që në këtë ditë shfaqen shumë ‘shtriga’, dhe kjo është arsyeja përse në shumë fshatra ndizen zjarre të mëdhenj.Në fshatra të tjerë njerëzit shkruajnë dëshirat në një copë letër të cilën duhet ta vendosin poshtë një bime trëndafili në mbrëmjen e pesë majit. Letra e dëshirave merret në mëngjes dhe hidhet në ujë të rrjedhshëm apo në det me besimin që ato do të plotësohen.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X