Këtë sezon çmimet e Mishit dhe te Qumshtit 15% më të larta se vjet.
Aktualitet

Këtë sezon çmimet e Mishit dhe te Qumshtit 15% më të larta se vjet.

Rritja e cmimeve tw shportws sa vjen dhe shtohet. Produktet kryesore të shportës, si mishi, qumështi, djathi e perimet po shiten me çmim të lartë në treg. Krahasuar me prillin e kaluar, ato janë 15% më shtrenjtë.Në muajin prill vetëm vaji, kafeja dhe pijet joalkoolike kanë regjistruar shkallën më të ulët të rritjes së çmimeve, me inflacion vjetor nga 0.8 deri në 3%. Pjesa tjetër e mallrave ushqimore, nuk po njohin qëndrueshmëri në treg, pasi norma e inflacionit tek to ngelet e lartë mbi 10%. Të dhënat e dala nga  INSTAT, tregojnë se bulmetet, peshku, mishi dhe perimet në muajin prill, kanë qenë deri në 15% më të shtrenjta se prillin e vitit të kaluar. Për produktet e qumështit, operatorët thonë se përballen me kosto të larta të ambalazhit dhe mungesë punonjësish. Edhe çmimi i mishit është i lidhur me vështirësitë që po kalojnë blegtorët në vend, ndërsa familjet po përballen edhe me çmimin e lartë të fruta-perimeve, një pjesë e të cilave po shiten shtrenjtë edhe pse janë produkte sezonale. Ndërkohë drithërat, buka dhe sheqeri kanë pasur rritje më të moderuar në prill me nivel mesatar inflacioni 5.3 %.

Shqipëria po hyn në një trajektore të uljes së inflacionit që nga muaji nëntor, dhe sot ai regjistrohet për të gjithë mallrat në 4.6% nga 8.3 që kulmoi në tetor 2022.

Banka e Shqipërisë dhe qeveria parashikojnë se inflacioni mesatar 3% do të arrijë brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X