Anketa mbi punën e ILD-së, një mekanizëm monitorimi i institucionit nga qytetarët.
Aktualitet

Anketa mbi punën e ILD-së, një mekanizëm monitorimi i institucionit nga qytetarët.

Një vit më parë, në ditën e drejtësisë, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë publikoi anketën mbi veprimtarinë e institucionit, si një mënyrë e brendshme komunikimi, për të vjelë në mënyrë direkte mendimet e qytetarëve, që kanë pasur eksperiencë apo jo me ILD-në. Qytetarët janë pyetur mbi njohuritë që kanë mbi funksionet e ILD-së, nëse kanë pasur eksperiencë me të, cilësinë e komunikimit me institucionin, adresimin e ankesës së paraqitur, si dhe punën e ILD-së në këto tre vite, bazuar në kontaktet me institucionin apo përmes mesazheve në media e rrjetet sociale. 91 anketa janë plotësuar online dhe fizikisht pranë institucionit, të cilat krahas vlerësimit për korrektesën e ILD-së për komunikim dhe asistencën e ofruar gjatë procesit të ankimimit, kanë përcjellë edhe sugjerime, që kanë të bëjnë me afatet e shqyrtimit të ankesave, rritjen e numrit të inspektorëve e vetë kompetencave të institucionit, si dhe më specifikisht, rritjen e inspektimeve në prokurori apo gjykata, për të kontrolluar veprimtarinë e magjistratëve, prokurorë e gjyqtarë, në funksion të zbatimit të ligjit procedural. Në vitin e parë të anketës mbi punën e ILD-së, Inspektori i Lartë të Drejtësisë falënderon qytetarët dhe përdoruesit e sistemit të drejtësisë, që u përfshinë në dhënien e mendimeve dhe i siguron se çdo vërejtje është mbajtur shënim dhe do reflektohet në përmirësimin e punës së institucionit. Anketa do jetë një seksion permanent në faqen zyrtare të institucionit, si një mënyrë komunikimi e pandërprerë, që do mundësojë një monitorim direkt të punës së institucionit nga çdo qytetar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur se përveç procesit të ankimimit, që padyshim ka vëmendjen më të madhe të qytetarëve, i ka kushtuar vëmendje edhe inspektimit, dimensioni tjetër i punës së ILD-së. Plani i inspektimit për vitin 2023 parashikon katër inspektime tematike në gjykata dhe prokurori në mbarë vendin, me objekt ndarjen e çështjeve me short dhe kontroll të raporteve të sistemit elektronik, procedurën e shpalljes së arsyetimit të vendimeve gjyqësore dhe caktimin e çështjeve. Plani i inspektimeve për vitin 2023 gjendet i publikuar në faqen zyrtare të ILD-së.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X