Pagesat të vonuara / Paraplegjikët protestë para bashkisë së Durrësit: Pse nuk na japin paratë që na takojnë me ligj
Aktualitet

Pagesat të vonuara / Paraplegjikët protestë para bashkisë së Durrësit: Pse nuk na japin paratë që na takojnë me ligj

Përfaqësues dhe anëtarë të  shoqatës së paraplegjikëve kanë protestuar përpara bashkisë së Durrësit duke kërkuar pagesat e prapambetura.

Në fjalën e tyre ata deklarojnë se nuk kanë marrë listë-pagesat e invaliditetit për 5 vite, konkretisht nga viti 2005-2010, e cila është në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për gati 1000 persona që kanë bërë kërkesa dhe ende nuk kanë marrë përgjigje nga kryetarja e bashkisë së Durrësit.

Sokol Murataj: Bashkia Durrës ende nuk na ka kthyer përgjigje. Pse nuk na i jep paratë që na takojnë me ligj ? E kanë për detyrë, t’u japin personave me aftësi të kufizuar listëpagesat, një vërtetim se i kanë marrë pagesat në vitet 2005-2010, por ata nuk zbatojnë ligjin

Problem për këta persona është edhe pensioni i ulët që ata marrin, një prej anëtarëve shprehet se merr vetëm 97 mijë lekë të vjetra. E revoltuar shprehet edhe për faktin se bashkia nuk i ka dhënë ende një përgjigje për sa i takon listë-pagesave të 5 viteve pavarësisht se zotëron gjithë dokumentacionin përkatës.

Përfaqësues të shoqatës pas protestës zhvilluan takim me kryetaren e bashkisë e cila u ka kërkuar qytetarëve të dërgojnë në Bashkinë e Durrësit vendimin e gjykatës për këtë çështje në të kundërt nuk mund t’i kalojë pagesat për këtë periudhë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X