Rriten eksportet bujqësore, Shqipëria shet më shumë fruta-perime në rajon dhe BE
Ekonomi

Rriten eksportet bujqësore, Shqipëria shet më shumë fruta-perime në rajon dhe BE

Eksportet bujqësore shqiptare janë rritur në muajt e parë të vitit.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë prodhimet vendase që janë shitur jashtë rezultojnë të jenë 5.3% më të lartas se fillimin vitin e kaluar, ndërkohë që edhe përfitimi është më i madh. Vlera e përgjithshme në shitje e tyre është 12% më e lartë. Në kulturat bujqësore, kryeson domatja nga grupi i perimeve të serrave, ku Shqipëria është e favorizuar nga prodhimi më i hershëm për shkak të klimës. Ndër produktet kryesore të eksportuara janë gjithashtu; kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi, dhe drufrutorët ku kryeson molla etj., për të vijuar me bimët mjekësore dhe prodhimet e agropërpunimit, ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës.

Rritja e prodhimit dhe eksporteve bujqësore është nxitur nga investimet në sera, në pikat e grumbullimit, në magazina frigoriferike dhe në gjithë zinxhirin tregtar.

Ndikim në këtë zgjerim, mendohet të ketë edhe skema e subvencionit të naftës.

Sipas statistikave, zonat me bujqësinë më intensive në vend janë Berati, Lushnja, Fieri e Divjaka, ku sigurohet mbjellje me dy sezone.

Në vitin 2022 vlera e përgjithshme e eksporteve arriti në 500 mln dollarë, ndërsa ambicia e qeverisë është që brenda dekadës ta çojë në një miliard dollarë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X