Qeveria synon të ndihmojë 2000 çifte ose familje të reja, në vit për blerjen e një apartamenti. Në ligjin e ri do të favorizohen punonjësit e administratëts ndërsa grupet aktuale do të paguajnë interes më të ulët se 3%.Blerja e një banese është sfida më e madhe e çifteve apo familjeve te reja. Alternativa më e mirë për sigurimin dhe përballimin e strehimit, mbeten kreditë e buta, të cilat me polititkën aktuale janë të kufizuara dhe i nënshtrohen një konkursi, ku në fund arrin të sigurojë banesë një numër i vogël aplikantësh. Interesi i kredisë që paguhet nga përfituesit është 3% dhe i pandryshueshëm deri në fund të shlyerjes.Për të rritur shanset, qeveria ka propozuar ndryshime në strehimin social. Në program synohet të përfshihen punonjësit e administratës, si nevojë për të frenuar largimin e shtresës së mesme nga vendi dhe të përgjysmohet ose të zerohet interesi për disa kategori me prioritet, si për shembull fëmijët e policëve të rënë në detyrë.Ligji përcakton ndryshime edhe në nivelin e të ardhurave. Sipas llogaritjes, një treg konsiderohet i përballueshëm nëse raport është 1:4. Për shembull, nëse çmimi mesatar i një apartamenti 2+1 në Tiranë është 10 milion lekë, ky treg është i përballueshëm, nëse të ardhurat mujore mesatare të familjeve me 4 persona në Tiranë janë 200,000 lekë. Për këtë treg banesash, familjet përfituese nga programi duhet të kenë të ardhura mujore nën 135,000 lekë.Interesat shtesë të përfituesve të banesave i paguan bashkia ose qeveria, dhe me një llogari të bërë, për 2000 përfitues në vit ose 8000 në 4 vite, kosto e përgjithshme e strehimit arrin në 90 mln euro.
Aktualitet
Më shumë kredi të buta për shtëpi, qeveria synon të ndihmojë 2 mijë familje të reja
- June 5, 2023
- 0 Comments
- 117 Views
Leave feedback about this