Me fillimin e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për të rritur sigurinë e nxënësve. Punonjës të Policisë Bashkiake në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit janë sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve.
Ndërkaq, trafiku në Tiranë është paraqitur normal, ndërsa shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të lëvizur me biçikletë ose në këmbë e që transportojnë mallra gjatë orarit të ndaluar.
Policia Bashkiake ka marrë masa në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, për të ndaluar, apo ndëshkuar me masa administrative, automjetet që shkelin urdhrin e entit pronar të rrugës (Bashkia Tiranë), për kufizimet e lëvizjes së automjeteve në oraret e ndaluara, që janë 07:00-09:00 për automjetet për transport të përzier (mallrash), si dhe atyre mbi 3.5 ton që ndalohet të hyjnë nga ora 07:00-20:00, në brendësi të unazës së mesme e të vogël të qytetit.
Leave feedback about this