Më shumë se një e treta e familjeve në Shqipëri nuk sigurojnë dot ngrohje të përhershme gjatë dimrit. Ndërkohë në Bashkimin Europian, raportohet se janë 1 në 10 familje në vështirësi.
Rreth 35% e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi të sigurojnë ngrohje në banesat e tyre gjatë stinës së dimrit.
Në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, raporti i familjeve që nuk janë në gjendje për të mbajtur banesat e tyre të ngrohta në mënyrë konstante është 9.3.
Të dhënat e dala nga Eurostat tregojnë se Shqipëria dhe vendet e rajonit përballen me kriza që nxiten në shkallë të gjerë nga varfëria, fenomen të cilin e vuan 25% e popullsisë.
Në vitin 2022, në të gjithë europën, pamundësitë u rritën me 2.4 pikë përqindje për shkak të pasigurive që solli kriza energjetike që prodhoi bllokada tregtare Europë-Rusi.Situata nuk ishte e njëjtë kudo, dhe përqindje të larta, në pamundësi për të mbajtur shtëpitë të ngrohta, u regjistruan në Bullgari, Qipro e Greqi me mbi 18%. Ndërkohë, në vende si Finlanda, Luksemburgu e Sllovenia përqindja e familjeve në vështirësi ishte nga 1 deri në 3%.
Leave feedback about this