11,000 nxënës e fëmijë, si dhe 748 mësues kanë nisur vitin e ri shkollor në objekte arsimore të reja e moderne të ndërtuara apo riparuara falë Programit “BE për Shkollat” (EU4Schools).
Janë 44 objekte arsimore të përfunduara deri tani dhe 16 të tjera janë në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të këtij projekti që financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Albania).
Në fokus të këtij programi është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 25,000 fëmijë, nxënës e mësues.
Leave feedback about this