Mjekët te Trauma, 2680 receta për pajisje ortopedike që ishin në spital
Aktualitet

Mjekët te Trauma, 2680 receta për pajisje ortopedike që ishin në spital

Mungesa e frigoriferit morg si dhe medikamentet e skaduara të gjetura në farmacitë e spitalit, por edhe në shërbimin në spitalin e Traumës nuk janë të vetmet shkelje të konstatuara nga audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ata thonë në raport se përgjatë viteve 2021 dhe 2022, 2680 pacientë janë drejtuar në farmacitë private për blerjen e materialeve ortopedike që më vonë janë përdorur  në ndërhyrje kirurgjikale.

Audituesit kanë shkruar në raport se lëshimi i recetave kryesisht për materialet e sintezës nga ana e mjekut kirurg operues për pacientin bie në kundërshtim me legjislacionin në fushën e kujdesit shëndetësor dhe atij të shërbimit spitalor pasi është sigurimi i detyrueshëm ai që financon paketat e shërbimeve të sigurimit të detyrueshëm, ku përfshihen:  vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor publik dhe në spitalet publike.

Edhe më alarmant është fakti se audituesit deklarojnë se këto materiale që janë përshkruar në këto receta, kanë qenë gjendje në farmacitë qendrore dhe bllokun qendror operator.

Parregullsi janë gjetur edhe në regjistra. Në dy vitet nuk janë pasqyruar të gjitha ndërhyrjet e kryera.  Nga ana e bllokut operator qendror për vitin 2021, nuk janë dokumentuar 667 operacione, ndërsa për vitin 2022  ka mungesë të  dokumentimit për vendosjen e materialeve ortopedike për 811 pacientë.

Ndërkohë që është konstatuar edhe mospërputhje midis materialeve te vendosura, atyre të kërkuara dhe atyre të shkarkuara në kartelën elektronike.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X