Fluks pushuesish në plazhet e Durrësit. Interes i lartë nga shqiptarët e Kosovës
Aktualitet

Fluks pushuesish në plazhet e Durrësit. Interes i lartë nga shqiptarët e Kosovës

Edhe pse jemi në 15 ditëshin e dytë të Shtatorit, plazhi i Durrësit ende pret vizitorë të shumtë.

Moti i mirë dhe i ngrohtë ka ndikuar në frekuentimin e bregdetit edhe këtë fundjavë, ku të shumtë janë pushuesit që po shijojnë detin dhe rrezet e diellit.

Krahas vendasve, të shumtë janë pushuesit të ardhur nga Kosova por edhe nga shtete të ndryshme që po kalojnë disa ditë pushimi në bregdetin e Durrësit.

Një pjesë e tyre kanë zgjedhur pikërisht Shtatorin për të pushuar për shkak të qetësisë dhe freskisë që të ofron ky muaj.

Operatorët turistik thonë se prenotimet vijojnë deri në fund të Shtatorit dhe përsa kohë moti do të jetë i ngrohtë, interesi për të kaluar disa ditë pushimi në Durrës mbetet edhe për në Tetor.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X