Fluksi i lartë i turistëve këtë verë është reflektuar në rritjen e numrit të vizitorëve në njësitë akomoduese. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se numri të huajve në muajin Korrik është rritur me rreth 35%.
Të huajt kanë frekuentuar më së shumti hotelet dhe strukturat e tjera hoteliere në rajonin qëndror të Shqipërisë, pasuar nga qytetet e jugut. Ky trend shifrash në rritje këtë Korrik është shoqëruar edhe me më shumë netë-qëndrime në hotele dhe stuktura të ngjashme akomoduese.
Sipas INSTAT, numri i netëqëndrimeve të pushuesve të huaj është rritur me 42%, në krahasim me Korrik 2022. Rritja më e madhe e netë-qëndrimeve me 73% vërehet tek pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin jonian.
Sa i përket shtetësisë së pushuesve, shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të mbajnë vendin e parë për numrin më të lartë të vizitorëve në stukturat akomoduese për muajin Korrik. Nga vendet e BE-së kryesojnë italianët, pasuar më tej nga polakët dhe gjermanët.
Nga 1.8 milionë të huaj që hynë në Shqipëri në muajin Korrik, rezulton se vetëm 13% e tyre janë akomoduar.
Leave feedback about this