Menaxhimi i mbetjeve në vendin tonë mbetet ende një problem kryesor. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për vitin 2022, janë menaxhuar vetëm 11.6% e mbetjeve urbane dhe jo urbane në total, duke pësuar një rënie me 2.2% në krahasim me vitin 2021, që ishin menaxhuar 13.8 % e mbetjeve në total.
Pavarësisht se sipas INSTAT raportohet, se niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane në vitin 2022 arriti në 89,2 %, duke shënuar një rritje me 0,4 %, krahasuar me vitin paraardhës sasia e mbetjeve të menaxhuara është më e ulët.
Në vitin 2022, rezulton të jenë menaxhuar rreth 820.322 mijë tonë mbetje urbane. Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2022, është 295 kg/banor, nga 311 kg/banor që ishte në vitin paraardhës.
INSTAT raporton se gjatë 2022, u depozituan rreth 76,6 % e sasisë totale të mbetjeve në landfille dhe fusha mbetjesh, ndërkohë që në vitin 2021, u depozituan 79 %, duke shënuar një rënie rreth 2,4 % të sasisë gjithsej të depozitimeve.
Riciklimi, i cili duhet të jetë një ndër prioritetet e politikave të menaxhimit të mbetjeve, mbetet në nivele të ulta në ventin tonë pasi për vitin 2022 janë ricikluar vetëm 18,9 % e sasisë gjithsej të mbetjeve.
Sipas INSTAT gjatë vitit të shkuar, janë trajtuar me djegie në incenerator për eliminim dhe qëllime energjitike vetëm 4,4 % e sasisë totale të mbetjeve ndërsa në 2021 u inceneruan rreth 2.4%. tab 3
Impiantet e djegies se mbetjeve, inceneratorët pavarësisht se u ndërtuan në një proces tërësisht korruptiv të zbuluar nga SPAK nuk po kryejnë funksionin për të cilat u projektuan.
Të dhënat Ministrisë së Financave tregojnë se nga viti 2017 deri në 2022, koncesionet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë 12 miliardë lekë ose 112 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, ndërkohë që në një vit kanë djegur një përqindje tejet të ulët të mbetjeve të gjeneruara në vend.
Leave feedback about this