Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga efektet anësore të trajtimeve estetike.
Trajtimet mund të shkaktojnë gunga, ënjtje dhe dhimbje në fytyrë pasi sistemi imunitar sulmon acidin hialuronik të përdorur në shumicën e injeksioneve, ka gjetur një studim, raporton The Sun.
Spero Theodorou, një kirurg plastik në Nju Jork , tha se nyjet e lëkurës mund të bllokojnë nyjet limfatike në fytyrë – një pjesë kyçe e sistemit imunitar.
Studimi i Theodoru përdori një aparat fotografik të posaçëm për të parë nën lëkurën e fytyrave të grave që kanë pasur mbushje estetike.
Duke folur në një konferencë të Shoqatës Britanike të Kirurgëve Estetikë Plastikë, ai tha se ata që kishin injeksione poshtë syve ishin më të prekurit
Leave feedback about this