Dita ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, qytetarët marshojnë në Sheshin Nëna Tereza
Aktualitet

Dita ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, qytetarët marshojnë në Sheshin Nëna Tereza

15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e qytetarëve të verbër për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të të drejtave të tyre.

15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e qytetarëve të verbër për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të të drejtave të tyre.

Kjo ditë, daton në vitin 1964 kur Presidenti Amerikan Lindon S Jonson nënshkroi Deklaratën e cila sanksiononte të drejtën e qytetarëve të verbër për të qenë të barabartë dhe të gjithëpërfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti.

Qytetarët e verbër po marshojnë nga Sheshi Nene Tereza tek piramida, si një forme sensibilizimi për problemet me te cilat hasen çdo dite.

Edhe në Shqipëri prej shumë vitesh qytetarët e verbër dhe me shikim të pjesshëm nën kujdesin e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë manifestojnë në këtë ditë në mënyrë të veçantë.

15 Tetori i bashkon ata në veprimtari të ndryshme në nivel lokal dhe kombëtar që kanë për qëllim sensibilizimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë për përmirësimin dhe realizimin në praktikë të të drejtave që atyre u jep statusi i të verbrit, si edhe Konventa e OKB për të Drejtat e PAK.

Është fakt pozitiv që ka një rritje të ndjeshmërisë së shoqërisë dhe institucioneve shtetërore ndaj personave të verbër, por arritja e standardeve bashkëkohore që rekomandojnë dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar kërkon më shumë punë.

Problematika të tilla si automia në lëvizje, aksesi në informim, arsimi gjithëpërfshirës, punësimi, gjithëpërfshirja në aktivitete kulturore e sportive, vazhdojnë ende të mos gjejnë zgjidhje nga organet kompetente duke vështirësuar jetën e qytetarëve të verbër.

Çdo vit për të ndërgjegjësuar shoqërinë dhe institucionet përgjegjëse, zhvillohen në 15 Tetor aktivitete të ndryshme, një nga të cilat është dhe Marshimi sensibilizues i personave të verbër me simbolin e shkopit të bardhë duke manifestuar për më shumë integrim në shoqëri dhe shanse të barabarta.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X