Lëngjet që ju ndihmojnë të shuani urinë dhe të bëni gjumë të lehtë
Aktualitet

Lëngjet që ju ndihmojnë të shuani urinë dhe të bëni gjumë të lehtë

Për të pasur një gjumë të qetë gjatë natës, por edhe për ta ndier trupin më të lehtë në mëngjes, disa lëngje mund të të ndihmojnë për të frenuar dëshirat e natës për t’u ushqyer.

Në vend të lëngut të portokallit, pi lëng qershie: Shumë lëngje, duke përfshirë edhe portokallin, kanë një përmbajtje të lartë sheqeri, që të mban zgjuar dhe në lëvizje. Por lëngu i qershisë bën përjashtim, sepse ka përmbajtje të melatoninës, që ndihmon të arrish një gjendje të qetë dhe të përgjumur.

Në vend pijeve alkoolike, pi një gotë qumësht të ngrohtë: Ndoshta mund të mendosh se një gotë alkool të ndihmon të shkosh më herët në shtrat, por në fakt, një pije alkoolike bën të kundërtën dhe nuk të lejon të bësh gjumë të qetë. Në vend që të gjesh ngushëllim në një gotë alkool, në ndihmë do të të vinte një gotë qumësht e ngrohtë. Në fillim mund të duket si ndryshim i ashpër, por pasi të jesh mësuar, veten do ta ndiesh shumë më mirë.

Në vend të çajit jeshil, pi çaj bimor. Çaji i bardhë, në fakt përmban ende kafeinë, duke stimuluar në tru pagjumësinë. Por nëse do të pish çaj kamomili ose mente, ato do të të ndihmojnë për ta ndier veten më të lehtë në shtrat.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X