Kaçi: Komisionet në sigurime janë ulur, dëmet pezull janë në nivelin më të ulët historik
Aktualitet

Kaçi: Komisionet në sigurime janë ulur, dëmet pezull janë në nivelin më të ulët historik

Vendosja e një tavani për komisionet e ndërmjetësimit në sigurimet e detyrueshme motorike ka sjellë një ulje të ndjeshme të tyre me rreth 10 pikë përqindje. Gjatë fjalës së saj në

AMF organizon Konferencën Ndërkombëtare, “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”, Drejtoresha Ekzekutive në detyrë Autoritetit të Mbiëkqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, tha se zbatimi i ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit ka sjellë një sërë zhvillimesh pozitive në këtë segment të tregut. Mes të tjerash, ligji dhe rregullorja e hartuar në funksion të të tij ka sjellë reduktim të ndjeshëm të komisioneve të ndërmjetësimit, nga 27% përpara miratimit të rregullores nga AMF, në mesatarisht 17%.

Në fund të vitit 2021, AMF miratoi rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”, që parashikonte se prej 1 janarit 2022, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikonin komisione ndërmjetësimi më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto. Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari i këtij viti, komisioni tavan është ulur më tej, në 18% të primit të shkruar bruto. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve kishte synim të rriste eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Në fakt, tregu shqiptar i sigurimeve ka pasur historikisht nivele shumë të larta të komisioneve të ndërmjetësimit dhe shpenzimeve të tjera të marrjes në sigurim në raport me tregjet e tjera në Europë. Madje, në shumicën e rasteve shpenzimet e marrjes në sigurim tejkalonin shpenzimet neto për dëme të paguara.

Znj.Kaçi shtoi se përmirësimi i ndjeshëm i situatës së dëmeve te Byroja Shqiptare e Sigurimit, falë ndryshimeve të fundit ligjore, sollën daljen e saj nga monitorimi thuajse 10-vjeçar.

Gjithashtu, sipas saj, dëmet e paguara në numër në fund të vitit 2022 ishin në nivelin më të lartë historik, ndërsa numri i dëmeve pezull në raport me numrin e dëmeve të trajtuara shënoi nivelin më të ulët historik, prej 13.4%.

Znj Kaçi theksoi tha se tregu i sigurimeve po vazhdon të rritet, por sidoqoftë ngelet i dominuar nga sigurimet e detyrueshme motorike.

“Tregu shqiptar i sigurimeve, në vazhdimësi ka shfaqur tendenca në rritje, në terma të të ardhurave, numrit të kontratatave, aseteve nën menaxhim, dhe dëmeve të paguara. Dua të nënvizoj një tregues, primi bruto për frymë të popullsisë. Në një periudhë 8 vjeçare primi për frymë është rritur mbi 83 %, që flet për rritjen e tregut dhe ndërgjegjesimin e popullsisë.

Ky treg, ka treguar qëndrueshmëri ndaj ngjarjeve madhore të viteve të fundit, si ngjarjet e tërmeteve të vitit 2019, pandemia COVID-19, por edhe ndaj efekteve të mjedisit makroekonomik botëror. E megjithatë, tregu i sigurimeve ende mbizotërohet nga produktet e sigurimit të detyrueshëm,” tha znj. Kaçi.

Sipas saj, Autoriteti po vijon me procesin e përafrimit të akteve ligjore, përfshirë edhe kalimin në regjimin mbikëqyrës në sigurime, Solvency II, si një nga prioritetet strategjike të tij.

“Arritje për Autoritetin shënoi vlerësimi gjithëpërfshirës i bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), nga ku rezultoi një nivel i lartë përputhshmërie me Parimet Themelore në Sigurime, ICP. Ky është një sinjal pozitiv në mbështjetje të zhvillimit dhe zgjerimit të tregut të sigurimeve në vend, dhe krijon premisa për rritjen e pranisë së investitorëve ndërkombëtarë, por edhe zgjerimin e aktivitetit të aktorëve aktualë të tregut,” tha ajo.Monitor

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X