Në Kukës dimri është i ftohtë ndaj qytetarët marrin masa që në tetor për sigurimin e druve të zjarrit. Këtë vit po përballen me shtrenjtimin e çmimit të druve. Sabah Guri në këto ditë tetori është në kulmin e punës duke prerë e sistemuar drutë në banesat e qytetarëve kuksianë. Sivjet qytetarët po sigurojnë më shumë dru zjarri për ngrohje për shkak të çmimit të energjisë elektrike. “Çmimi për drutë ka shkuar 5000 deri në 6000 lekë për metër kub, është shtrenjtë sepse çmimi i naftës së automjeteve është i lartë”, tha Sabah Guri, drurëprerës. Qytetaret ankohen për çmimin e lartë të druve. “Me thënë të drejtën akoma nuk i kemi marrë drutë, janë disi shtrenjtë por do detyrohemi me aq mundësi sa kemi, nuk do rrimë pa u ngrohur”, tha një qytetar.“I kemi siguruar, i blejmë dhe harxhojmë shumë, rreth 20 metër kub”, tha një qytetar tjetër.Një metër kub dru kushton 5000- 6000 lek ndërkohë që prej tre vitesh nuk ka pikë tregtimi të licencuar për shitjen e lëndës drusore me çmime të volitshme për qytetarët.“Është problem, qyteti i Kukësit nuk ka një pikë shitje me licencë për drutë, që mos të kemi frikë nga policia për të marrë nesër 2 ose 3 metër kub dru me kupon tatimor”, thotë Sabah Guri.Familjet kuksiane gjatë dimrit harxhojnë për ngrohje më shumë se 15 mijë/metër kub dru zjarri.
Aktualitet
Dimri në prag, shtrenjtohen drutë e zjarrit në Kukës
- October 22, 2023
- 0 Comments
- 180 Views
Leave feedback about this