Shtyhet deri më 15 Nëntor censi i popullsisë dhe i banesave
Aktualitet

Shtyhet deri më 15 Nëntor censi i popullsisë dhe i banesave

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, bëri me dije këtë të mërkurë se censi i popullsisë dhe banesave do të zgjasë deri më 15 Nëntor.

Në një deklaratë për shtyp, Dhuli ftoi të gjithë qytetarët që nuk e kanë kryer censin që të bëhen pjesë e procesit.

“Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet rreth 3% e zonave në të gjithë territorin e Shqipërisë, ende nuk janë numëruar. Për këtë arsye në disa zona të bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të censit do të vazhdojë deri në datën 15 Nëntor 2023”, u shpreh Dhuli.

Ajo theksoi se deri më tani nuk ka rezultate për përfundimin e procesit, por se “flitet për ecuri pozitive”.

Sa i përket qytetarëve që nuk i janë përgjigjur censit, apo që kanë dhënë deklarime të rreme, Dhuli tha se nuk ka pasur gjoba.

Teksa po verifikohet sa persona nuk e kanë marrë shërbimin, Dhuli deklaroi se ndaj punonjësve që kanë shkelur metodologjinë e punës janë marrë masa respektive.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X