Gjendet nj ë foshnje e sapolindur, braktisur n ë nj ë bodrum n ë Tiran ë . Ditën e sotme në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë u gjet një foshnjë e sapolindur. Efektivët e policisë i dhanë ndihmën e parë foshnjes duke e dërguar në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Sipas burimeve bëhet me dije se gjendja shndetësore e foshnjes është e rëndë. Ndodhet në intubim dhe sipas raportimit është në rrezik për jetën.
Nuk dihen rrethanat e braktisjes së foshnjes apo se kush janë prindërit. Banorët fillimisht kanë dëgjuar të qara dhe më pas kanë gjetur një foshnje në bodrumin e pallatit të tyre. Më pas kanë ardhur efektivët e policisë që e dërguan në maternitet, nën kujdesin e mjekëve.
Leave feedback about this