Paralajmërimi i Ministres së Arsimit Manastirliu: Prioritet reforma e arsimit parashkollor. Masa të rrepta per kopshtet, 8 prej tyre aktualisht s’kanë  aplikuar për license.
Aktualitet

Paralajmërimi i Ministres së Arsimit Manastirliu: Prioritet reforma e arsimit parashkollor. Masa të rrepta per kopshtet, 8 prej tyre aktualisht s’kanë  aplikuar për license.

Ministria e Arsimi, nis shtrëngimin e masave për institucionet parashkollore. Pas dhunës ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë më 1 nëntor, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar se do të reformohet sistemi parashkollor. Manastirliu, në një  konferencë për media, u shpreh se reforma do të fokusohet në shumë aspekte, duke përfshire dhe kualifikimin e edukatoreve që të garantohet rritja dhe zhvillimi i fëmijës. “Ngjarja e keqtrajtimit dhe dhunës ndaj 3-vjeçares, e cila na ka tronditur të gjithëve. Kontrollet nga grupi i posaçëm kërkojnë marrjen e masave ndëshkuese. Nuk janë dhe nuk do të jenë thjesht një ndërhyrje e izoluar. Nuk jemi ndalur vetëm tek rasti që u bën publik. MASH ka ngritur një Task Forcë nga Drejtoria e Përgjithshme për verifikimin dhe plotësimin e standardeve në bashkitë e vendit. Reforma në sistemin parashkollor ka për fokus jo vetëm të analizojë ku jemi dhe çfarë kemi bërë, por jemi të fokusuar dhe një tjetër aspekt që lidhet me mbështetjen financiare të edukatoreve dhe kualifikimin e tyre.Duhet të garantojmë që fëmijët të kenë të gjitha aspektet e edukimit, por dhe sigurinë maksimale, duke siguruar instrumente që do të parandalojnë përsëritjen e rasteve.Reforma është në krye të prioriteteve tona. Fëmijët janë të parët dhe nevoja për të patur një analizë shumë më të thellë dhe për të adresuar çështjet, kërkohet një rishikim të standardeve dhe rikategorizim të standardeve që ofrojnë kopshtet”, tha ministrja.Manastirliu tha gjithashtu se nga inspektimet, rezultojnë 8 kopshte të palicencuara dhe 2 që u është refuzuar licenca.“Janë 8 kopshte jopublike që nuk kanë aplikuar për licencë dhe dy të tjera që u është refuzuar licenca. Po kryhen të gjitha inspektimet dhe në përfundim do të merren masa me gjobë dhe  pezullim aktiviteti”, tha ajo.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X