“Jemi një”.! Kështu është pagëzuar parada e parë e shqiptarëve e zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet, Është realizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Parada kuq e zi e cila mblodhi 150 delegacione nga të gjitha trojet shqiptare dhe 50 delegacione arbëreshe. Pavarësisht reshjeve të shiut, grupet kulturore, artistike e sportive etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të ballkanit perëndimor, dhe shqiptarët e disaporës ecën bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta kthyer Tiranën në zemrën e shqiptarisë. Kjo paradë organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe e para që hapi dyert për organizimin e saj ishte Tirana. Parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare- Albanian Roots (Neë York)”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të Neë Yorkut vishet kuq e zi.Në trajtën e një spektakli ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.
Aktualitet
“Parada e Shqiptarëve” e pagëzuar me titullin: “Jemi një!”, mbahet në Tiranë,marrin pjesë 150 ansamble popullore.
- November 28, 2023
- 0 Comments
- 90 Views
Leave feedback about this