Masa të rrepta dhe ashpë rsim të rregullave të qarkullimit rrugorë . Kë to janë disa prej masave te mara nga ministria e brendshme. Aksidenti i efektivit të Policisë së Durrësit duke kaluar në vijat e bardha bëri që ministri i Brendshëm, Taulant Balla të njoftojë ashpërsim të masave në Kodin Rrugor.Mamir Hodo, ekspert i sigurisë thotë se ligji ka nevojë për rishikim, sidomos kur bëhet fjalë për shkelje që rrezikojnë jetën e këmbësorëve në vendkalimet e dedikuara për ta.“Ndryshimi i Kodit Rrugor duhet të përfshijë në këtë rast vetëm kalimin e sigurt të këmbësorëve në vijat e kalimit këmbësor dhe duhet të ketë një penalitet shumë të ashpër që mund të kalojë direkt në heqjen e lejes së drejtim nga 2-3 vjet në mënyrë të menjëhershme”, tha Mamir Hodo, ekspert. Duke e cilësuar 2023, si një vit ku humbjet e jetës si pasojë e aksidenteve u rritën me mbi 13%, eksperti sugjeron se çdo ndryshim në kod, duhet konsultuar me specialistët e fushës për të qenë sa më efektiv. “Në ndryshimet që mendoj se duhet të bëhen, duhet të lihen specialistët. Duhet të marrin masa, dhe masa siç i takon sigurisë rrugore dhe jo për efekt të numrit”, tha ai. Shoferi që shkaktoi aksidentin në Durrës tashmë i arrestuar nga policia rezultoi se drejtonte automjetin e tij tej normave të lejuara dhe në gjendje të dehur.
Aktualitet
Kodit Rrugor /Ekspertë: Masa më të forta për cënimin e këmbësorëve,pro ashpërsimit të rregullave në rrugë .
- December 3, 2023
- 0 Comments
- 80 Views
Leave feedback about this